Zgjedhjet në Kukës/ PD kërkon nga KAS çrregjistrimin e Bashës

Zgjedhjet në Kukës/ PD kërkon nga KAS çrregjistrimin e Bashës

19:44, 05/09/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ, e cila një ditë më parë regjistroi PDSH të përfaqësuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Kukësit, që do të mbahen në datën 24 shtator.

 Në shkresën drejtuar KAS , PD kundërshton vendimin që KQZ mori një ditë më parë dhe kërkon që të çregjistrohet PDSH me përfaqësues Lulzim Bashën dhe të regjistrohet PD me përfaqësues Sali Berishën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco