Prençi: Në tetor do të kemi ministra të tjerë të arrestuar! S'mund t'i shpëtojnë drejtësisë Beqaj dhe Xhaçka!

Prençi: Në tetor do të kemi ministra të tjerë të arrestuar! S'mund t'i shpëtojnë drejtësisë Beqaj dhe Xhaçka!

13:12, 05/09/2023
A+ Aa A-

“Jo në shtator, por deri nga mesi i tetorit do të kemi ministra të tjerë të arrestuar. Nuk mundet t’i shpëtojë drejtësisë, Ilir Beqaj!

Nuk mund t’i shpëtojë Olta Xhaçka për atë çka bërë me pronat e ushtrisë, heqjen nga plani i përhapjes të vendkomandave dhe reparteve të ushtrisë në vendet më strategjike të bregdetit, të një ushtrie vendi anëtar të NATO-s pa kundra-firmën e Presidentit të Republikës në bazë të ligjit.”

"SPAK-un dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, e ka kërcënuar kryeministri i Shqipërisë. Këtë mesazh e ka marrë ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit."

Këtë parashikim të guximshëm e ka bërë sot një njohës i mirë i ligjit dhe i fushës, ish-këshilltar në Presidencë për Mbrojtjen Civile, Rendin dhe Sigurinë, një ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, z. Shemsi Prençi.

I ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV për të analizuar furtunën që po fryn në PS dhe në qeverinë e Edi Ramës, z. Prençi shprehu besim të plotë tek SPAK dhe e deklaroi hapur se kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, nuk e ka kërcënuar askush tjetër përveçse drejtpërdrejtu kryeministri i vendit, Edi Rama.

“SPAK-u, - tha z. Prençi, - të paktën këtë vitin e fundit, ashtu në progres, po e vazhdon goditjen sistematike edhe në drejtim të krimit kundër jetës së personit, grupeve të strukturuara kriminale në bashkëpunim me strukturat e vendeve të BE-së si Franca dhe Belgjika...

Unë kam shpresë se do të ketë edhe arrestime të tjera, do të ketë edhe arrestime të tjera në nivelet, tashmë të ish-ministrave...

Image

Flavio: Se normal, s’na lejohet të arrestojmë ministra.

Prençi: Në fakt vendi është për të arrestuar ministra.

Ola: Keni ndonjë emër zoti Prençi, në nivel ministrash, ish-ministrash?

Prençi: Shiko, ju i keni parë të gjithë ministrat që kanë shkuar te dera e SPAK-ut. Atje te SPAK-u nuk të thërrasin kot. Atje të thërrasin edhe për dëshmitar. Por Rama është munduar që një pjesë të tyre t’i mbrojë, t’i veshë me pushtet, që t’i bëjë të paprekshëm kundër SPAK-ut, por fatmirësisht, për fatin e shqiptarëve, SPAK mund të ndikohet nga Rama, por nuk është i kapur 100% nga Rama sepse partneri ynë strategjik e ka dorën e fortë tek SPAK-u. E ka të fortë.

Nëse ju keni dëgjuar ditët e fundit “jo u kërcënua kreu i SPAK-ut” etj. etj.,

Kreu i SPAK-ut u kërcënua nga Rama! Nga kryeministri! Se kryeministri vajti në spital dhe i tha: Nuk mund të preket koncesioni i Sterilizimit!

Problemi qëndron se kryeministri e kërcënoi SPAK-un, i tha që atje ku kam dorë unë, ju nuk mund të sekuestroni dhe konfiskoni pasuritë e këtyre kompanive me të cilat vjedh unë dhe ministrat që mbroj unë.

Pra, në këtë pikëpamje, shqiptarët e kanë lexuar që SPAK-un dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, e ka kërcënuar kryeministri i Shqipërisë. Këtë mesazh e ka marrë ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit.

Ngadalë -ngadalë, po SPAK po e bën punën e vet. Nuk është e lehtë. Mos harroni se jemi në një vend ku krimi dhe korrupsioni në 32 vjet (jo se s’ka pasur goditje, ka pasur goditje edhe nga strukturat e drejtësisë së mëparshme) por SPAK-u sot ka provuar që qeverinë aktuale e ka goditur në thelb. I ka arrestuar dhe vënë para përgjegjësisë tre ministra, një ish-zvkryeministër.

Jo në shtator, por deri nga mesi i tetorit do të kemi ministra të tjerë të arrestuar.

Nuk mundet t’i shpëtojë drejtësisë Ilir Beqaj!

Nuk mund t’i shpëtojë Olta Xhaçka; atë çka ka bërë me pronat e ushtrisë, heqjen nga plani i përhapjes së vendkomandave dhe reparteve të ushtrisë në vendet më strategjike të bregdetit të një ushtrie vend anëtar i NATO-s, pa kundrafirmën e Presidentit të Republikës në bazë të ligjit.

Dhe këtë nuk e ka bërë Olta Xhaçka vetëm. Duhet të jenë të bindur të gjithë shqiptarët që Olta Xhaçka nuk ka këllqe! 

Ish-Shefi i Përgjithshëm i Shtabit të Ushtrisë, që sot është deputet në parlament dhe ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë që sot është President i Republikës, nuk mund ta bënin heqjen e reparteve të bregdetit shqiptar nga plani i përhapjes, pa kundra-firmën e Presidentit, por e kanë bërë të mbështetur nga “sulltanati”./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco