Grenell rrëfen prapaskenat se si Trump arriti me sukses një marrëveshje Kosovë -Serbi

Grenell rrëfen prapaskenat se si Trump arriti me sukses një marrëveshje Kosovë -Serbi

10:44, 05/09/2023
A+ Aa A-

Sapo u mbushën tri vjet nga Marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar në Uashington me ndërmjetësimin e ish-Presidentit Donald Trump ndërmjet kryeministrit të athershëm të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Marrëveshja e 4 shtatorit 2023 në SHBA kishte një plan të qartë ekonomik zhvillimi për të dy vendet, siç ishin synimet për ndërtimin e autostradës midis Kosovës dhe Serbisë, për hekurudha dhe për linjë ajrore.

Ajo erdhi pas diskutimeve ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që u zhvilluan një ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e këshilltarit të asaj kohe për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, të z. Robert O'Brien si edhe të dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Pikërisht ky i fundit, që vazhdon të mbajë lidhje të forta me Kosovën, z. Richard Grenell, ka publikuar në Instagramin e tij,  momente historike me fotografi se si nisi puna për arritjen e asaj marrëveshjeje historike.

Grenell shkruan sot në Instagram: “Disa nga prapaskenat e para 3 viteve kur Donald Trump negocioi me sukses një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Fotografi nga momentet pas perdes, për nder të 3-vjetorit të marrëveshjes së suksesshme të Uashingtonit të Donald Trump ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ne filluam me Presidentin Thaçi që përfaqësonte Kosovën - derisa Jack Smith e paditi atë sepse ai nuk donte që Trump të kishte sukses në Ballkan”, gjykon Grenell./ar.sh/SYRI.NET

Në vijim, fotot.

 

 

Ja ç'përmbante konkretisht plani i Donald Trump për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco