Burimi: Rama ia pranon Amerikës dhe Europës se është hajdut, por prap i thotë se s’ka më të mirë se ai

19:28, 04/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi ka deklaruar se Edi Rama i bëri ndryshimet në qeveri për ti treguar Amerikës dhe Europës se pavarësisht se është i përfshirë në skandale prap nuk do ketë kryeministër më të mirë se ai.

Në një lidhje me Skype për ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Burimi tha se në fjalimin e sotëm Rama e ndjente rrezikun nga të gjitha dosjet e njëpasnjëshme  të SPAK.

“Mu duk një Edi Rama ‘burn out’. Sigurisht edhe për arsye të këtyre dosjeve që po u bien në kokë njëra pas tjetrës nga SPAK, por vërtetë kam përshtypjen se ky kryeministër ka nevojë për një vizitë mjekësore. Është një mungesë koherence e jashtëzakonshme, gjithçka në vetën e parë, 1 orë e gjysmë për të justifikuar ‘në 110 vjet Shqipëria nuk ka patur asnjëherë drejtësi dhe e solla unë’, e pastaj shkoj i thua Fatos Nanos se është lider historik. Po një minutë! Në 2001-2005 ka qënë Fatos Nano, dmth edhe PS-ja e Nanos nuk ka pasur drejtësi?!

Shkon e flet për turizmin, a thua se turizmin e ka ky në dorë. Turizëm ka dhe Tunizia. Tunizia është vend diktaturë. Nuk është se të vijnë turistat dhe të tregon një lloj avanci e progresi të vendit demokratik. Foli 30 minuta për arsimin, që nuk shkoi mirë por nuk e shpjegoi, siç tha për gjimnazet me ekonominë sociale, komplet e çakorduar. Kam përshtypjen se e gjithë kjo ishte për dy arsye: E para  për ti treguar botës, amerikanëve , europianëve ‘dakort, kam bërë budalliqe por më mirë se mua s’keni dhe prej meje e keni drejtësinë, më lini pak kohë, nuk do vjedh më’. Ai e thotë ‘ unë s’kam vjedhur, nuk jam pasuruar’. Ata që vjedhin në perëndim, si të thuash, është taktika më e njohur këtu që ti nuk vjedh për tu pasuruar vetë por vjedh për tu mbajtur në pushtet. I thua atij biznesmeni që e mundëson të pasurohet me paratë e shqiptarëve , ti blejë vota që të rrijë në pushtet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco