Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nis vizitën zyrtare në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nis vizitën zyrtare në Tiranë

11:09, 04/09/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot më 4 shtator, vizitën e saj zyrtare dyditore në Shqipëri. Nën himnin e flamurit, ceremonia e pritjes zyrtare filloi nga presidenca ku presidentja Osmani u prit nga homologu shqiptar Bajram Begaj.

Më pas, znj. Osmani zhvilloi takimin kokë më kokë që u pasua nga mbledhja e delegacioneve të të dy palëve.

Dy krerët e shteteve do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 11:40.

Osmani do të takojë të hënën edhe zyrtarë të lartë politikë në vend, si kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Takimet e veçanta me dy përfaqësuesit e Partisë Socialiste do të zgjatin deri në orën 15:20.

Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara për ditën e martë, presidentja Osmani dhe homologu Begaj do të kujtojnë Nënë Terezën me një ekspozitë.

Në vazhdim, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të shkojë në Berat dhe Durrës për takime me kryetarët e dy bashkive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco