‘Parlamenti i krimit’/ Berisha: Keni vjedhur shqiptarët! Ftoj qytetarët t’ja shkurtojnë ditët

10:44, 04/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e sesionit të ri të Parlamentit të Shqipërisë.

Berisha theksoi se ky parlament është i bazuar mbi krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, gjë e cila është dëshmuar nga zbërthimi i aplikacioneve SKY ECC dhe Enkrochat.

‘SKY ECC dhe Enkrochat dëshmojnë se lidhjet tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Meksikë në Ekuador dhe Bolivi. Dëshmojnë se ju keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni asnjë ditë të vetme të jeni në këtë sallë. Dëshmojnë se shumica juaj duhet të jenë tek Balili dhe Balilët tuaj’, u shpreh Berisha.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni hapjen e këtij sesioni parlamentar. Ju ftoj për një moment të përfytyroni shpellën më të madhe të mafies që imagjinata juaj mund të përfytyrojë. Drejtoni sytë në këtë krah dhe kjo është më e madhja në Europë dhe në botë. Ky parlament është i bazuar i tëri mbi krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. SKY ECC dhe Enkrochat dëshmojnë se lidhjet tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Meksikë në Ekuador dhe Bolivi. Dëshmojnë se ju keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni asnjë ditë të vetme të jeni në këtë sallë. Dëshmojnë se shumica juaj duhet të jenë tek Balili dhe Balilët tuaj.

Ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë një parlament voton për dyfishim të rrogave të deputetëve ndërkohë që lë në mjerim në gomome në varfëri ekstreme qytetarët. Sepse kur psikologjinë ndërgjegjen llogjikën ta ndikon krimi ke humbur çdo llojë mundësie për të arsyetuar.

Kur po lexoja atë fjalim më kujtohej Vitori Çurin po absolutisht ajo ka qënë edhe më modeste sesa ti. Si mund të dalësh këtu para dhe të lexosh para dhe të lexosh një raport të atillë, fund e krye mashtrime dhe vetëm mashtrime.

Parlamenti nuk shpreh më interesat e qytetarëve dhe ju ftoj të dashur qytetarë që t’ja shkutojmë jetën ditët një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë. Një parlamenti që refuzon të dënojë gjenocidin serb mbi shqiptarë, një parlamenti që ndihmoi Serbinë e madhe të Ballkanit të Hapur, një parlamenti që vetëm shqiptar s’mund të quhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco