Lajçak: Po përgatitemi për takimin e liderëve, marrëveshjet duhet të zbatohen pa kushte e vonesa

Lajçak: Po përgatitemi për takimin e liderëve, marrëveshjet duhet të zbatohen pa kushte e vonesa

21:56, 03/09/2023
A+ Aa A-

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshjet e dialogut mbesin të vlefshme dhe të detyrueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe të njëjtat duhet të zbatohen plotësisht, pa asnjë kusht apo vonesë.

Ai ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në formimin Alpbach dhe atë në Bled.

“Në Bled jam takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Folëm për përgatitjet për takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Unë gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës. Nga Bled, fluturova për në Beograd, ku u takova me presidentin e SerbisëAleksandar Vuçiq. Folëm në detaje për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar ai.

Diplomati sllovak ka thënë se po përgatiten për takimin e liderëve në Bruksel që pritet të mbahet më 14 shtator.

“I kujtova të dy liderët se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe ne po përgatitemi për takimin e liderëve në Bruksel më 14 shtator për një raund tjetër bisedimesh në nivelin më të lartë”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco