‘Basha nuk është kryetar’/ Bardhi: Nesër s’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së!

‘Basha nuk është kryetar’/ Bardhi: Nesër s’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së!

12:57, 01/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me zhvillimet brenda demokratëve, duke kundërshtuar lëvizjet e ish-kreut Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat, Bardhi është shprehur se në 2 shtator nuk ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar, ndrysh nga çfarë ka thirrur Lulzim Basha, i cili sipas tij nuk është kryetar i PD-së.

Bardhi bëri thirrje që deputetët e opozitës të gjejnë një zgjidhje dhe se luftën kryesore ata e kanë më Edi Ramën.

Sekretari i Përgjithshëm i PD u shpreh se mos zgjidhja e ngërçit në PD po jep një mesazh shumë të keq nga opozita në drejtim të popullit.

Bardhi: Nuk kam dijeni se çfarë bën zoti Basha, ajo që di unë me siguri është që nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike. Secili deputet është i lirë të mendojë çfarë të dojë brenda kampit opozitar.

Kjo duhet të jetë një çështje e brendshme e Partisë Demokratike. Unë nuk jam personi kompetent për të pranuar dhe për të përjashtuar nga Grupet Parlamentare deputetë. Për momentin nuk ka kryetar të Partisë Demokratike. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heq dorë nga interesat personale.

Përballë nuk kemi një kundërshtar jo të lehtë, por një kundërshtar që sillet si mafje. Nëse ne jemi të pa aftë për të zgjidhur hallet brenda vetes imagjino çfarë mesazhi mund të dërgojmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco