Berisha: Fatos Nanos i uroj shërim të shpejtë! Rama është Jagoja e tij, nuk lë moment fatkeqësie pa përdorur

Berisha: Fatos Nanos i uroj shërim të shpejtë! Rama është Jagoja e tij, nuk lë moment fatkeqësie pa përdorur

12:38, 01/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përcolli sot një mesazh për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Berisha komentoi edhe reagimin e Edi Ramës ndaj Nanos, duke e krahasuar atë me Jagon, personazhin e Shekspirit. Jagoja ishte një personazh intrigant te Otello i Shekspirit. Ai përshkruhet si një njeri i lig dhe shpirtzi, një djall në formë njeriu, ziliqar dhe xheloz.

“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij.

Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën. Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër.

Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë. 

Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë.

Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë,” tha Berisha.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha komentoi edhe situatën e krijuar në Himarë.

“T’i besosh Ramës, është si t’i besosh eskimezit në shkretërirë apo rrethit katror. Jam person që jam marrë në mënyrë të përsëritur me Himarën dhe historinë e saj. Himariotët kanë një nga historitë më interesante.

Ata janë një komunitet shumë i respektuar, i përbërë nga fshatra bilinguale dhe nuk mund të mohohet, bilinguale jo të themi sot e 100 vite, por edhe sot e 400 vite sipas studimeve. Unë jam i pasionuar pas historisë. Por, shumica e fshatrave nuk kanë folur një fjalë greqisht.

Te qyteti, aty ka miksturë se ka qenë port. Aty ka shqiptarë, grekë, venecianë, italianë, siç janë portet. Por në të gjithë dokumentet ndërkombëtare, Himara nuk ekziston kurrë si zonë minoritare. Kjo nuk do thotë se aty nuk ka minoritarë se nuk ka nevojë kush të mohojë etninë e askujt.

Por nëse Beleri ka bërë deklarata antikushtetuese, atëherë ka mekanizma që e bëjnë atë përgjegjës para ligjit. Por absolutisht nuk ka asnjë shkak të tillë te Edi Rama. Përkundrazi Edi Rama ka interesa strikt mafioze të klanit të tij për tokat në Himarë.

Nuk duhet të pranohet kurrë petku nacionalist që i vishet. Me atë urrejtje që foli kundër Belerit, foli edhe kundër Vangjel Dules. Në një kohë kur ai është grek me origjinë. Pra, nuk mund të shpërthesh me një urrejtje pse i përket një etnie tjetër. Kjo është një kohë e shkuar. Rama e ka bërë këtë me Belerin dhe ia kam kthyer shumë keq se është atavizëm.

Rama mobilizoi mediat për ta bërë Ramën nacionalist. Por nëse ka antishqiptar mbi tokë, është Edi Rama me të gjithë dokumentet. Edhe këtë që bën. Si të dukesh të të mbajë dikush në burg në shkelje të ligjit. Beleri duhet të bëjë dënimin se nuk është i dënuar. Por ky nuk e lejon të bëjë betimin vetëm e vetëm të marrë bashkinë e Himarës. Dhe ky është një akt politik i shëmtuar,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco