‘Greqia të ndërhyjë menjëherë’/ Vëllai i Fredi Belerit për mediat helene: Kjo situatë i leverdis Ramës

‘Greqia të ndërhyjë menjëherë’/ Vëllai i Fredi Belerit për mediat helene: Kjo situatë i leverdis Ramës

12:19, 01/09/2023
A+ Aa A-

Vëllai i Fredi Belerit, Leonard Beleri, ka reaguar pas intervistave të dhëna së fundmi nga kryeministri Edi Rama për mediat greke, reagimi i ministrit të brendshëm grek dhe përgjigjja më pas nga pala shqiptare.

Në një intervistë për televizionin grek “Action24”, vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur në 14 maj 2023, deklaroi se mesazhi i Fredi Belerit është se do të qëndrojë në burg deri sa të jetë nevoja dhe se do të respektojë vendimin dhe votat e himariotëve.

Leonard Beleri: Jam i detyruar të respektoj vendimin dhe votat që kam marrë nga 4000 himariotë . Do të qëndroj në në sa të jetë e nevojshme.

Pala shqiptare kërkon të mos lejojë që Bashkia të kalojë në duart e Greqisë. Kjo është e qartë, pas kaq shumë aplikimeve për lirimin e kryetarit të Himarës, në mënyrë që ai të bëjë betimin. Fatkeqësisht nuk ka vullnet. Nga data 12 maj e deri më sot, jemi të sigurt që kjo ka qenë e planifikuar që në fillim, që Bashkia e Himarës të mos ndërrojë dorë.

Më tej, Leonard Beleri shtoi se “kjo vonesë i leverdis Ramës , sepse ai e ka humbur këtë bashki, por administrata i mbetet autoritetit të mëparshëm. Greqia duhet të këmbëngulë dhe të gjejë një zgjidhje menjëherë.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco