Dashuria e koncesionarëve për Ramën e ministrat: 'Hej brother, ciao fratello!'

Dashuria e koncesionarëve për Ramën e ministrat: 'Hej brother, ciao fratello!'

11:45, 01/09/2023
A+ Aa A-

Boldnews.al

Ka një dashuri të pastër mes biznesmenevë që fitojnë kontrata qindra milionë euro nga qeveria shqiptare me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij të rëndësishëm.

Fjalëkodi është: “Brother, fratello”, ose vëlla në shqip.

Kjo i ka ndodhur Edi Ramës, ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj apo zyrtarët të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë në kohën e Ilir Beqjas.

Shefi i qeverisë ishte këtë të Enjte për inspektim në Spitallë të Durrësit, ku po ndërtohet një zonë e re rezidenciale, e cila do të strehojë familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Projekti, sipas Ramës, është investim me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, ku është pëfshirë edhe biznesmeni Muhamed Alabbar.

Në mes ta batutave “dy-lekëshe”, Rama tregoi para kamerave të tij gjatë shëtitjes në Spitallë mbi një bisedë që kishte kryer me Alabarin për këtë investim.

“Duhen bërë këto punimet e fundit se më mbyti Alabbari se edhe unë  e mbyta. Më tha; brother shko shikoji… E bëri ai këtë, është investim i jashtëzakonshëm. Shihe sa bukur është.”

Natyrisht, Rama do të jetë “brother” (vëlla) i Edi Ramës, pasi prej kryeministrit shqiptar mori falas Portin e Durrësit dhe zonat rrotull qendrës së Durrësit, për një total prej rreth 1 milionë metra katrorë truall falas, në të cilën thuhet se do të ndërtojë “Dubain e Shqipërisë”.

Nuk lodhet aspak Alabari ta konsiderojë Ramën “brother”, ashtu si edhe lideri nuk e ka aspak problem ta pranojë përkëdheljen e biznesmenit saudit. Në fund të fundit, ata janë “brother” ideali.

Kjo shprehja “vëlla” në gjuhë të huaj, mesa duket, është kodi që ka hapur thesin e miliardave të taksapaguesve të varfër shqiptarë.

Me këtë shprehje, vetëm se në gjuhën italiane, “fratello”, përkëdhelej kohë më parë edhe Arben Ahmetaj, nga njeriu-hije dhe një prej pronarëve de facto të inceneratorëve, Mirel Mërtiri.

Hetimet e SPAK-ut zbuluan një mori komunikimesh elektronike Ahmetaj-Mërtiri, ku i drejtoheshin njëri-tjetrin më ëmbëlsi “fratello”.

Nga ky idil lindën tre kontratat e inceneratorëve me kosto koncesionare rreth 200 milionë euro dhe me faturë që, megjithëse ende e pallogaritshme, pritet të kalojë mbi 1 miliardë euro nga xhepat e po këtyre shqiptarëve të varfër.

E meritonte edhe Ahmetaj epitetin “fratello”.

Siç e meritonte edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ishte një prej ideatorëve të koncesionit 100 milionë euro të sterlizimit, në kohën e “mbretërimit” të ministrit Ilir Beqja.

Ilir Rrapaj, një emigrant ndërtimi në Itali u shndërrua në bosin e Sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Rrapaj e kishte për kënaqësi që t’i drejtohej zv.ministrit Rrjepaj me shprehej e ëmbël “hej fra…(fratello)”.

Pas kësaj ëmbëlsie komunikimi, “SaniService” me aksioner kryesor Ilir Rrapaj, kap koncesionin e Sterlizimit.

Sa dashuri ka në ajër mes koncesionarëve dhe qeveritarëve tanë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco