Berisha me Grupin e PD në nisje të sesionit të ri parlamentar: Të shumëfishojmë denoncimet ndaj regjimit

Berisha me Grupin e PD në nisje të sesionit të ri parlamentar: Të shumëfishojmë denoncimet ndaj regjimit

10:32, 01/09/2023
A+ Aa A-

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Kryetari i PD Sali Berisha ka mbledhur Grupin parlamentar të PD-së, të cilit i ka bërë thirrje që “ta shndërrojmë këtë sesion parlamentar në sesionin e betejave më të fuqishme kundër këtij regjimi të damkosur në shkallë maksimale në rrafshim kombëtar dhe ndërkombëtar.”

Në fjalën e mbajtur para mediave, Berisha tha:

“Unë e kuptoj që për mënyrën se si funksionon parlamenti, ai funksionon si një parlament cubash, hajdutësh dhe njerëzish që nuk kanë, nuk njohin as ligj, as moral, as Kushtetutës, as rregullore.

Institucion në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë edhe të atyre që përfaqësojnë deputetët, shkelmohen çdo orë, çdo ditë, parlament i cili është totalisht në funksion të regjimit të Edi Ramës, të regjimit të krimit, drogës dhe vjedhjeve.

Parë në këtë kontekst, është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrime më supreme ndaj zgjedhësve tanë na detyrojnë ne që jo vetëm të ulemi, por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, të shumëfishojmë tonë kompaktivitetin tonë, të shumëfishojmë alternativë tonë për qytetarët tanë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri sot më i diskretituari në Ballkan dhe në Europë pas Putinit dhe Lukashenkos.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco