Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Situata tek Onkologjiku, Meta: Koncesionet korruptive në shëndetësi nuk kursejnë as jetën

Situata tek Onkologjiku, Meta: Koncesionet korruptive në shëndetësi nuk kursejnë as jetën

21:15, 29/08/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, është shprehur se koncesionet korruptive në shëndetësi po privojnë pacientët nga shërbimi shëndetësor në Onkologji.

“Koncesionet korruptive në shëndetësi privojnë pacientët nga shërbimi shëndetësor në onkologji.

Shpërdorimi kolosal i fondeve në shëndetësi me koncesionet korruptive ka krijuar mungesa dhe boshllëqe shumë kritike në shërbime dhe përkujdesje mjekësore ndaj qindra pacientëve të tjerë në shërbimin e onkologjisë.

Është fakt shumë tronditës mostrajtimi i 600 grave paciente me CA gjinekologjik me radioterapi, si dhe mostrajtimi i 200 pacientëve me radioterapi, që vuajnë nga tumoret e lëkurës.

Kjo situatë kaq e rëndë e konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të thotë që jeta dhe shëndeti i pacientëve të mbetet në mëshirë të fatit dhe pa trajtim mjekësor.

Ky është një krim i vërtetë ndaj jetës dhe shëndetit, dëshmitarë të të cilit janë pacientët e shumtë, por edhe shumë familjarë të tyre. Babëzia korruptive me koncesionet nuk kurseu pra as jetën e njerëzve.

Drejtësia të veprojë ndaj përgjegjësve sepse korrupsioni i tyre ka krijuar dëm pa kthim siç është humbja e jetës dhe dëmtimi i shëndetit”, shprehet Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco