Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, Erl Murati: Rama bën lëvizje sipas humorit

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, Erl Murati: Rama bën lëvizje sipas humorit

17:53, 29/08/2023
A+ Aa A-

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati i ftuar në News24, foli për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së më 4 shtator.

Në lidhje me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së më 4 shtator dhe mundësisë për ndryshime në qeveri, Murati tha se kryeministri Edi Rama bën ndryshime sipas humorit dhe është i vështirë për t’u parashikuar.

“Kryeministri bën ndryshimin sipas humorit të ditës dhe jo se kur i mbaron mandati. Është përfolur largimi i ministres Ibrahimaj. Parashikoj se mund të largohet ajo e bujqësisë, por është e vështirë të bësh parashikime. Nuk është njeri që mbledh kryesinë dhe diskuton aty, por vendos sipas humorit dhe përshtypjes së tij”, u shpreh Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco