VIDEO/ Samiti i Bledit/ Zhulali: Rama u kthye në kryeministrin më karagjoz të takimit

VIDEO/ Samiti i Bledit/ Zhulali: Rama u kthye në kryeministrin më karagjoz të takimit

17:07, 29/08/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare Ilda Zhulali komentoi qëndrimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni ditën e djeshme.

Zhulali u shpreh se Rama ishte i vetmi kryeministër në atë mbledhje me një bacground të mbushur plotë me skandale, por kjo gjë nuk e pengoi aspak që të vazhdonte me protagonizmin e tij, me batutat e zakonshme duke u kthyer si kryeministri karagjoz i samitit.    

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në SYRI TV, Zhulali tha se Rama krijoi një kontrast me homologët e tij, të cilët ishin e kishin pozicionuar fjalimin për arritjet e vendeve të tyre.

Ky ishte një moment pozitiv i cili krijoi një oportunitet. Ndryshe nga ajo çka pamë në BLED kryeministri shqiptar, që do të duhet të ishte një nga nxitësit e vazhdimit të kësaj lloj sinergjie, u bë karagjozi i takimit. Siç e ka treguar veçanërisht këto dy vitet e fundit, ai është kthyer në kryeministrin e barcaletave dhe jo në kyeministrine  e një vendi që do të duhet të kapte momente historike dhe të bënte ndryshime historike, ndoshta edhe epokale për Shqipërinë dhe rajonin. Por, ai vazhdon ende pjesën e protagonizmit që kishte deri para pak kohësh që kishte me presidentin Vuçiç ku merrnin e hidhnin lartë e poshte tezën e Ballkanit të Hapur.

Ai kësaj here i ç’armartosur nga kjo fuqi e Ballkanit të Hapur dhe në mungesë të Vuçiç e përdori këtë takim për barcatetat e tij pa kripë apo të përsëritur në mënyrë më të zbehtë se ç’bëri vjet teyën e tij që ‘nëse BE-ja nuk na anëtarëson me shpejtësi, në rajon dot ketë luftë. Mirëpo kryeministri i republikës së Shqipërisë në këtë takim  nuk mund të fliste ndryshe sepse shkon si një diskurs, kryeministër i diskredituar në shtëpi.

Ju e patë kontrastin që ai e shënoi me kryeministrin Kurti i cili foli për reformat, ashtu siç foli edhe kryeministri Maqedonas për atë ç’kanë bërë në vendet e tyre, ndërsa kryeministri Rama vjen si një kryeministër që ka një skandal ndërkombëtar me Mc Gonigal, si kryeministri që ka një skandal me sistemin TIMS, si kryeministër që ka të paktën tre persona publik të nivelit të lartë zyrtar në burg për  aferën e inceneratorëve, skandalit  më të madh të shekullit të korrupsionit, një kryeministri që ka një tjetër skandal po aq të madh të korrupsionit si ai sterilizimit dhe skandale të tjera të panumërta që sado të thellë ta hapë pusin e Shpiragut kryeministri nuk i mbyt dot këto skandale, por do të mbytet vetë. Ky ishte backgroungi me të cilin ai shkoi në këtë samit.”

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco