Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Darka e liderëve rajonalë në Bled, Kurti: Të respektohen marrëveshjet e Procesit të Berlinit

12:41, 28/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje liderëve rajonalë e europianë për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, në veçanti të asaj për lirinë e lëvizjes. Deklaratat e tij erdhën gjatë darkës së mbajtur nga kryeministri slloven Robert Golob në vigjilje të forumit të Bledit, ku udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor diskutuan me krerët e BE-së mbi sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal

SYRI TV

Zyra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka shpalosur detaje nga darka e të dielës në Slloveni, mbajtur nga kryeministri i vendit Robert Golob në vigjilje të Forumit të Bledit që nis punimet këtë të hënë. Në njoftimin e zyrës së kryeministrit theksohet se gjatë darkës, Kurti vuri theksin tek zbatimi i plotë i marrëveshjeve që janë arritur gjatë Procesit të Berlinit, në veçanti të asaj për lirinë e lëvizjes.

 “Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”

Më tej në njoftim thuhet se Kurti mirëpriti thirrjet e homologut slloven Golob dhe kreut të Këshillit të Europës, Charles Michel, për zgjerimin e mundësive për vendet e Ballkanit Perëndimor, respektimin e pakicave dhe njohjen reciproke si parakusht. Nën temën “Solidaritet për sigurinë globale” në kuadër të së cilës po zhvillohet edhe forumi i Bledit, liderët e rajonit dhe liderët europianë diskutuan për bashkëpunimin e sigurinë rajonale dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco