Akordi/ Mediat italiane: Centrali bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri

Akordi/ Mediat italiane: Centrali bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri

11:09, 28/08/2023
A+ Aa A-

Ndërtimi i një centrali bërthamor, me kapacitet 1500 Megavat, është dakordësia që Italia ka arritur me Shqipërinë me një investim i barabartë me 4 miliardë euro.

Lajmi zbulohet nga mediat italiane, të cilat shprehen të bindura se ky central bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri.

Sipas tyre, kompanitë italiane që do të ofrojnë aftësi, kompetenca e konsulencë janë ENI (kompani italiane multinacionale e energjisë), ENEL (kompani italiane multinacionale për shpërndarjen e energjisë elektrike e gazit), EDISON (kompani nga më antiket italiane në fushën e energjisë e shpërndarëse e gazit natyror).

Realizimi i një centrali të tillë nuklear kërkon padyshim një kohë të gjatë pune, por lajmi ka krijuar jo pak debate politike, raporton për “Ora News” gazetarja Alba Kepi.

Ministri i Infrastrukturës e Transportit, Matteo Salvini ka kërkuar që debati të marrë hinkën e një referendumi popullor pro ose kundër energjisë nukleare.

Ekspertët italianë të ekonomisë cilësojnë se 3 kompanitë e sipërmendura pra ENI, ENEL e EDISON, janë të vetmet që përfitojnë nga ky investim, ndërsa do të jetë mjaft e vështirë për dhjetra kompani të tjera që operojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco