VIDEO/ Kandidati i opozitës për bashkinë Kukës, Vata: Futemi në një fushatë zgjedhore për ta fituar atë bindshëm…

VIDEO/ Kandidati i opozitës për bashkinë Kukës, Vata: Futemi në një fushatë zgjedhore për ta fituar atë bindshëm…

20:19, 27/08/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike bëri të ditur se pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.

Ndërkohë që pas përfundimit të procesit të numërimit të votave ka folur për mediat kandidati fitues i dalë nga primaret e Partisë Demokratike.

Emri Vata pas falënderoi ata që e votuan u bëri thirrje të gjithë për një fushatë qytetare.

“Sot është një ditë e shënuar për PD Kukës pasi futemi në një fushatë zgjedhore për ta fituar atë bindshëm dhe për të ndryshuar faqen e Kukësit”.

“Në do të kemi mbështetjen e zonës gri të Kukësit”, tha ai.

Intervsita e plotë:

 

Njoftim për shtyp

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot, e diel, 27 gusht 2023,  Primaret në PD Kukës për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës.

Kandidatë në Primare ishin:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT

PARTIA DEMOKRATIKE

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco