SYRI TV/ Denoncoi vjedhjen e TIMS, kërcënohet polici. Berisha: Zhdukja e efektivit, lajm tronditës

18:06, 27/08/2023
A+ Aa A-

Oficeri i Policisë, i cili denoncoi ndërhyrjen dhe vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS është kërcënuar me jetë dhe është izoluar nga frika e hakmarrjes. Denoncimi u bë nga eksperti i IT Gent Progni gjatë një intervistë në Syri Tv, çka shkaktoi edhe reagime të shumta. Kryedemokrati Sali Berisha akuzon se pas vjedhjes dhe këtyre kërcënimeve fshihen Edi Rama dhe Taulant Balla, që veprojnë për llogari të bandave.

Syri tv

Punonjësi i policisë që denoncoi grabitjen e të dhënave të sistemit TIMS  është zhdukur. Deklarata e fprtë  u bë nga  eksperti i IT, Genti Progni gjatë një interviste me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, i cili theksoi se fillimisht oficeri I policisë është kërcënuar me jetë, e më pas ëhstë është izoluar nga frika e hakmarrjes.

Deklarata e Prognit i cili  është edhe nga denoncuesit kryesorë i hakerimeve dhe grabitjes së të dhënave publike, nxitën reagimin edhe të kryetarit të PD Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, , Berisha e cilëson tronditës lajmin për zhdukjen e oficerit, teksa thekson se  pas skandalit të vjedhjes së sistemit TIMS dhe kërcënimeve fshihen Edi Rama dhe Taulant Balla

Pas emërimit nga Edi Rama të eksponentit kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla në krye të Ministrisë të Rendit, Rama emëroi me urdhër dhe në kundërshtim me ligjin famëziun Ervin Muça Drejtor të Departamentit të IT në Ministrinë e Brendshme. Ky i fundit vetëm pak ditë pas emërimit urdhëroi vartësit të eksportonin në USB-në e tij të gjithë fondin e të dhënave të sistemit TIMS. Këtë urdhër antiligjor, punonjës të ministrisë nuk e zbatuan, por denoncuan banditin Muça për grabitjen e të dhënave. Por ky i fundit nuk u ndal në krimin e tij. Ai mori punonjës privat dhe nxori me ata për llogari të Ramës të gjithë databazën e TIMS për t’ua dhënë grupeve kriminale. Personi që informoi publikun për operacionin kriminal të Muçës u kërcënua me jetë dhe tani nuk gjendet se ku është.

Sipas kryedemokratit vjedhja e të dhënave të sistemit TIMS është bërë  me porosi të  Taulant Ballës dhe për llogari të Edi Ramës, për të zhdukur gjurmët e lidhjeve të qeverisë me kromin e organizuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco