Berisha: Zhduket oficeri që denoncoi grabitjen Rama-Balla e të dhënave të TIMS

Berisha: Zhduket oficeri që denoncoi grabitjen Rama-Balla e të dhënave të TIMS

13:40, 27/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook, se oficeri i policisë që denoncoi skandalin e grabitjes së të dhënave të sistemit TIMS e organizuar nga Rama-Balla.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, pas emërimit nga Edi Rama të eksponentit kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla në krye të Ministrisë të Rendit, Rama emëroi me urdhër dhe në kundërshtim me ligjin famëziun Ervin Muça Drejtor të Departamentit të IT në Ministrinë e Brendshme.

Ky i fundit vetëm pak ditë pas emërimit urdhëroi vartësit të eksportonin në USB-në e tij të gjithë fondin e të dhënave të sistemit TIMS. Këtë urdhër antiligjor, punonjës të ministrisë nuk e zbatuan, por denoncuan banditin Muça për grabitjen e të dhënave. Por ky i fundit nuk u ndal në krimin e tij. Ai mori punonjës privat dhe nxori me ata për llogari të Ramës dhe grupeve kriminale, të gjithë databazën e TIMS për t’ua dhënë grupeve kriminale. Personi që informoi publikun për operacionin kriminal të Muçës u kërcënua me jetë dhe tani nuk gjendet se ku është.

Lidhur me këtë lajm tronditës ju ftoj të ndiqni intervistën e specialistit të njohur të IT Genti Progni, i cili është njëkohësisht dhe njëri nga denoncuesit më kryesor të të gjitha hakerimeve dhe grabitjes të të dhënave nga vetë kupola mafioze me në krye Edi Ramën.

Ju ftoj të ndiqni sipas dëshirës intervistën e tij!#sb

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco