VIDEO/ Balliu: Pjesmarrja po kalon pritshmëritë, Kukësi qyteti më i prekur nga politika raciste

12:18, 27/08/2023
A+ Aa A-

Shefi i organzimit të PD Klevis Balliu, ndodhet në Kukës ku po zhvillohen Primaret për zgjedhjen e kandidatit të Partisë Demokratike.

Nga Kukësi në një lidhje për Syri Tv, Balliu u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e cila ka kaluar çdo pritshmëri.

Ai shtoi se qyteti i Kukësit është nga qytetet më të dënuara nga qeveria aktuale për shkak të politikës raciste.

Pjesëmarrja ka kaluar çdo pritshmëri, që në mëngjes salla është e mbushur plot me radhë të gjata. Duket që kemi një motivim të madh të strukturës dhe simpatizanëve të PD.

Gjë, e cila është një shenjë shumë e mirë për një fitore të rëndësishme jo vetëm për PD por dhe për Kukësin, për ta rikthyer këtë qytet në duar të qytetarëve.

Populli i Kukësit ësht me traditë me dinjitet të larte dhe vlera të larta morale dhe patjetër që ata do i tregojnë gjithë Shqipërisë që çfarë përfaqëson Kukësi, ai nuk përfaqëson ato vlera që ka treguar Partia Socialiste në Kukës.

Ajo çfarë mendoj se ka rëndësi është te kujtojmë se kjo zonë është një nga zonat e dënuara më së shumti nga qeveria aktuale. Këtu ka me qindra të arrestuar dhe me qindra qytetarë që enden nëpër gjykata dhe është një nga zonat që ka kapur shifrat më të larta të shpopullimit, pasi qeveria ka ndjekur një politikë raciste ndaj kësaj zone.

Dhe është ne gjenetikën e kësaj qeverie, racizmi ndaj veriut.

Ndaj mendoj që është një moment i rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kukësit, të majtë apo të djathtë, të bashkohen për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe qytetin e tyre!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco