VIDEO-SYRI TV/ Sot primaret e PD në Kukës, zgjidhet kandidati për bashkinë

09:13, 27/08/2023
A+ Aa A-

Sot demokratët kuksianë do të zgjedhin kandidatin e tyre për bashkinë, i cili do të garojë në 24 shtator, në zgjedhjet e parakohshme pas skandalit seksual të Safet Gjicit.

Procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë PD dhe forcat opozitare në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.

Qendra e votimit do të jetë te Pallati i Kulturës ‘Hasan Prishtina’ Kukës, kati i dytë. Procesi i votimit ka filluar në orën 08:00 dhe përfundon në orën 18.00

Emrat e kandidatëve:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco