Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

PD e Kukësit voton në primaret të dielën, fituesi do të jetë kandidati zyrtar i opozitës në zgjedhjet e pjesshme

PD e Kukësit voton në primaret të dielën, fituesi do të jetë kandidati zyrtar i opozitës në zgjedhjet e pjesshme

19:53, 25/08/2023
A+ Aa A-

Është miratuar lista e kandidatëve në primaret që do të zhvillohen në bashkinë e Kukësit nga Partia Demokratike.

Lista pesë emërore do të votohet ditën e dielë nga anëtarët dhe simpatizantët e PD e në përfundim fituesi  i primareve do të jetë dhe kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e veriut.

Njoftimi i plotë i PD-së së Kukësit:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike! Ju njoftojmë se me datë 27.08.2023 do të zhvillohet procesi i primareve me parimin një anëtar një votë , për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqesojë Partinë Demokratike dhe forcat opozitare në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.

Qendra e votimit do të jetë te Pallati i Kulturës " Hasan Prishtina" Kukës, kati i dyte. Procesi i votimit fillon në orën 08:00 dhe perfundon me oren 18.00

Urojmë një garë të drejtë, të ndershme dhe të  barabartë. Fitoftë kandidati më i mirë, që gëzon mbështetjen më të madhe dhe  garanton fitoren në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023!

Emrat e kandidatëve vijojnë si më poshtë:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco