Përgjimet e dekriptuara/ Berisha: Brukseli të ndihmojë për zbardhjen! Britania të hetojë ambasadorin e saj

Përgjimet e dekriptuara/ Berisha: Brukseli të ndihmojë për zbardhjen! Britania të hetojë ambasadorin e saj

12:58, 25/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi sot skandalin e përgjimeve të dekriptuara. Ai tha se kërkon ndihmën e Brukselit për të bërë një hetim më të plotë.

“Kanë ardhur, siç e keni dëgjuar, 850 mijë faqe biseda të dekriptuara. Këto biseda dëshmojnë krimet e tmerrshme, pazaret me kriminelët.

Dy prokurorët që kanë kaluar vetingun me para të krimit, marrin kriminelin në telefon dhe i thonë se OFL-ja ka ardhur dhe do të sekuestrojë pronat. Dhe ai ua kthen me të njëjtën gjuhë. Këta janë Xhevahirët e prokurorisë.

Dhe që të gjitha këtu, nuk ka diskutim që kanë një kokë dhe kjo kokë është strikt Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me krimin dhe sot sundon vetëm nga krimi. Në Policinë e Shtetit, pozicionet kyçe në tërësi janë të zëna nga krimi.

Ardi Veliu është figura qendrore e krimit në Policinë e Shtetit. Me dokumente, të denoncuara nga qytetarët shqiptarë në mënyrë të përsëritur, me dokumente të sjella nga drejtësia italiane.

Ndaj i bëj thirrje Komisionit Europian, që të zbardhen bisedat e politikanëve me grupet kriminale. Të publikohen një për një emrat e të gjithë personave të politikës ose jo, që kanë mbajtur telefon të kriptuar për qëllime kriminale.

Kjo do ishte një ndihmë jashtëzakonisht e madhe. Por çfarëdo që të bëjnë partnerët tanë, nëse nuk ngrihemi në protesta për të rrëzuar këtë regjim të bazuar në krimin, drogën, korrupsionin, vrasjet, të ardhme në këtë vend nuk ka,” tha Berisha.

“Asgjë të re nuk ka në këto transkriptimet që kanë ardhur. Por ato janë të gjitha transkriptet e kthimit të krimit në votë dhe votës në krim. Aty janë me qindra e mijëra biseda, që dëshmojnë se si krimi kthehet në votë dhe vota në krim.

...Meqë jemi te telefonat, i bëj thirrje qeverisë britanike, t’i marrë t’i shohë, për të kuptuar se cili është pozicioni i ambasadorit të vet në Tiranë me deklaratën që ka bërë për mbështetje ndaj krimit të organizuar,” theksoi kreu demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco