Vjedhja 1 miliard euro me djegësin/ Berisha: Veliaj i dikton SPAK-ut akuzat

Vjedhja 1 miliard euro me djegësin/ Berisha: Veliaj i dikton SPAK-ut akuzat

10:14, 24/08/2023
A+ Aa A-

Gjatë fjalës në tryezën e debatit “Pushteti i Krimit” të organizuar nga Partia Demokratike, kryetari i PD-së, Sali Berisha foli edhe për hetimin e djegësit të Tiranës.

“Lidhur me SPAK, dua të them dy fjalë. Nuk mund të kem kurrë tjetër veç se vlerësim të pakufishëm për të gjithë ata që përpiqen të zbatojnë ligjin. Dhe nuk kam dyshim që ai organ ka prokurorë, hetues të ndershëm mes tyre. Por ama, nuk mund të pranoj kurrë që në çështjet madhore, ai organ heton me kontrata të falsifikuara. Nuk mund të pranojë kurrë që ai organ djegësin e Fierit e heton me një kontratë që ka një firmë në faqen e parë dhe një faqen e fundit dhe pa asnjë firmë në faqet e tjera.

Nuk mund të pranoj kurrë që ai organ, edhe djegësin e Tiranës e ka me atë kontratë që i është dashur. Nuk mund të pranoj kurrë që ai organ heton vjedhjen e shekullit. Miqtë e mi, djegësi i Tiranës, me përllogaritje shkon 1 miliardë euro. 450 milionë janë detyrime të buxhetit, 450 të tjera janë detyrime që i ka ngarkuar vetë Erion Veliaj ndërtuesve. Nuk marrin leje nëse nuk i çojnë dherat dhe të paguajnë në fushë, 900 milionë. Plus ato që shesin shkojnë një miliardë.

Me 1 miliardë është ndërtuar Rruga e Kombit që u sjell sot shqiptarëve 400 milionë të ardhura në vit. Kurse 1 miliardë përfundojnë në xhepat e një klani mafioz. Dhe Erion Veliaj i cili ka ndryshuar strategjinë nga landfill, seleksionim etj., ka kaluar në djegës. Falsifikim më të madh se Erion Veliaj për vendimin e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut a ka. Po me çfarë pasojash, me pasoja të tmerrshme. Zotim me 90 milionë euro për një kompani që nuk ekziston, një kompani që nuk ekzistonte. Firmë që zotohej se çdo muaj do të paraqiste situacionet e punimeve.

Që të gjitha këto dhe Erion Veliaj del një ditë dhe thotë, unë myshteri isha aty, klient isha aty. A e dini pse e thotë? Sepse edhe Skapi është bindur të thotë se ishte klient. Nuk e thotë kot, i ndjek në çdo fjali.

Nëse ua dikton Erion Veliaj atyre, se si të formulojnë akuzën, ata janë një pseudo-institucion i tmerrshëm, që vetëm shesin të dhëna, që vetëm dekonspirojnë dosje, që vetëm zbatojnë urdhra politikë. Shkojnë në gjykatë me dokumente të falsifikuara dhe mashtrojnë gjykatësin.

Nuk është çështje individi këtu. Nuk e marr as Dumanin, as atë tjetrin, se pak njoh prej tyre, por unë marr fenomenin. Fenomeni është i tillë, në një kohë kur Shqipëria po shfaroset, njerëzit po largohen masivisht dhe çfarë po i largon. Krimi, korrupsioni, korrupsioni dhe krimi, asgjë tjetër.

Ky aktiviteti i ngushtë ishte, e thotë Zhan Pol Sarter, e ka për një personazh të vetin; e kishte kapur kohën për bishti. Por ai nuk thotë për gushtin. Mua, gushti meqë ikin të gjithë, më kujton bishtin e kohës. Edhe këta zgjodhën bishtin e kohës për të bërë veprime, që të tjerët të thonë, ç’po bëjnë dhe të harrohen. Se këta po kursenin kriminelët kryesorë.

Nuk e ka akuzuar njeri në Shqipëri, më shumë se unë personalisht Arben Ahmetaj. Asnjë nuk ja kam bërë me tendencë. Por nëse akuzon Arben Ahmetaj që ka refuzuar 4 herë shkresën e Erion Veliajt dhe nuk akuzon Veliajnë për të, pastaj ti na bën ne të pranojmë të padrejtën për të drejtë. Apo të zëvendësojmë sensin e të drejtës me sentimente tona.

Unë kam kënaqësinë ta shoh të arrestuar Arben Ahmetaj se e meriton që nga çështja e Hermesit, por nuk mund të them se dua të jem i drejtë në veten time. Dhe nuk mund të pranoj kurrë që Erion Veliaj, që ka 4 firma në 4 letra dhe në të pestën këtij dhe ky akuzohet për këtë dhe ky tjetri thotë unë isha myshteri.

Nuk e di për këtë dosje, por për dosjen e parë flitej gjerësisht që pagoi 300 mijë euro dhe u mbyll dosja. Ja ku është zonja Vokshi dhe kërkoi me shkresë, deputete në atë kohë, i thanë është në prokurori kontrata origjinale.

Ne inkurajojmë çdo hetues, prokuror, por inkurajojmë zbatimin e ligjit, zbatimin e paanshëm, por jo i dirigjuar nga Edi Rama. Edi Rama këtu është koka e krimit të organizuar në Shqipëri".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco