Der Standard ‘zhvesh’ Edi Ramën/ ‘I pëlqen të shitet si artist botëror’, ‘thikë pas shpine Albin Kurtit’

Der Standard ‘zhvesh’ Edi Ramën/ ‘I pëlqen të shitet si artist botëror’, ‘thikë pas shpine Albin Kurtit’

19:13, 23/08/2023
A+ Aa A-

Në artikullin e Der Standard një vend i veçantë i kushtohet edhe manisë së Edi Ramës për ta shitur veten si artist i madh dhe marrëdhënies së tij me Albin Kurtin, për të cilin gazeta shkruan se Rama i ka ngulur thikë pas shpine.

“Së fundmi Rama e goditi Kurtin me thikë pas shpine dhe anuloi një takim të qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare në qershor pasi SHBA dhe BE kishin ndëshkuar më parë qeverinë Kurti për mospërkuljen ndaj direktivave perëndimore. Politika aktuale e SHBA-së, e udhëhequr nga ideja se Tirana duhet të ushtrojë një lloj patronazhi mbi popullatën shqiptare në rajon - duke përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut - promovon më tej nocionin e Ramës për madhështinë dhe rëndësinë e tij. Nga ana perëndimore vështirë se ka ndonjë kritikë ndaj kreut të qeverisë, i cili pëlqen të paraqitet si një artist botëror.”- shkruan gazeta austriake.

Lexo artikullin e plotë 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco