Der Standard/ Çdo dy javë një bashkëpunëtor në burg - Rama: Janë raste individuale

Der Standard/ Çdo dy javë një bashkëpunëtor në burg - Rama: Janë raste individuale

18:55, 23/08/2023
A+ Aa A-

Në artikullin e austriakes Der Standard përshkrimi për kriminalizimin e pushtetit të Edi Ramës është i tillë sa prokurorëve u duhet të kenë në “shënjestër” çdo javë një zyrtar të Rilindjes. Lexo artikullin e plotë

“Pothuaj çdo javë, një politikan nga Partia Socialiste (PS) e Edi Ramës është në shënjestër të prokurorëve.”,- shkruan Der Standard.

Më tëj në artikull thuhet se drejtësia po i bën të kenë frikë pushtetarët. “Autoriteti shqiptar antikorrupsion SPAK po i mëson të fuqishmit të kenë frikë.

Kjo zyrë e prokurorisë publike speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rol të ngjashëm në vendin e Evropës Juglindore si zyra e prokurorisë publike ekonomike dhe korrupsionit në Austri. Pothuaj çdo javë, një politikan nga Partia Socialiste (PS) e Edi Ramës, i cili ka drejtuar vendin për dhjetë vitet e fundit, tashmë është në shënjestër të prokurorëve.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco