Skandali i vjedhjes së të dhënave të TIMS/ Bushkolaj: Ndërhyrjet në TIMS kanë qenë një problem i vjetër i Policisë së Shtetit

17:20, 23/08/2023
A+ Aa A-

Gzstari Elkier Bushkolaj i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi skandalin e vjedhjes së të dhënave nga TIMS.

Sipas Bushkolajt ndërhyrjet në TIMS kanë qenë një problem i vjetër i Policisë së Shtetit, dhe ato përdoreshin për llogari të grupeve kriminale.

Të gjitha këto që kanë ndodhur vënë në dyshim seriozitetin e polisë shqiptare dhe besueshmërine e autoriteteve ndërkombëtare në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Është një situatë e rëndë pasi dhe dosja 'Metamorfoza' ashtu si dhe dosjet e tjera të mëpërashme si dosja 184 apo 339 na nxori dhe njëherë në dritë bashkëpunimin që kanë pasur elementë kriminalë me politikëN, me sipërmarrjen dhe mbi të gjitha me autoritetet ligjzbatuese.

Normalisht përballë kësaj panorama patnerët ndërkombëtarë janë shumë të shqetësuar, nuk është e rastësishme vizita e përfaqsuesve të ambasadës amerikane të ministri i brendshëm.

Duhet të kemi parsysh që  ndërhyrjet në TIMS kanë qenë një problem i vjetër i Policisë së Shtetit dhe ata behëshin kryesisht për llogari të grupeve kriminale, të cilat operojnë në të gjitha vendet e BE dhe deri në Amerikën Latine dhe grupe kriminale duke përdorur efektivë të policisë se shtetit kanë mundur që të marrin të dhëns përmes tims për të marrë të dhëna në sistem, dhe për të parë nëse kundërshtarët e tyre kanë hyrë apo kanë dalë nga Shqipëria.

Normalisht e gjithë kjo situatë përbën një skandal në vetvete dhe janë hetuar ndër vite dhjetëra efektivë policie që kanë nxjerrë të dhnë nga TIMS,  i cili lë gjurmë për çdo polic që kërkon të dhëna nga një person.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco