VIDEO/ Fili: Nafta në Shpirag është zbuluar që në kohën e diktaturës, nuk duhet të nxitojmë me deklaratat

16:48, 23/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi lajmin e zbulimit të naftës në Shpirag ishte specialisti  i hidrokarbureve, Ilia Fili.

Fili është shprehur se nafta ka kohë që është zbuluar në malin e Shpiragut pasi kërkimet fillojnë që në vitet e diktaturës por për shkak se nafta ndodhej shumë thelle dhe mungonin kushtet ne e ndaluam kërkimin.

"Shpiragu është një zbulim i cili e ka zanafillën që në vitet 90, nën drejtimin shkencor të institutit gjeologjik të naftës në Fier. Pusi i hapur nga ne ishte në thellësinë 5300 metra rezultoi se pusi qe shumë pranë objektit gëlqeror por sonda ishte e pamundur të shkonte më thellë.

Kompanitë e huaja pasi morën me kontratë këtë rajon me infrastrukturën më të specializuar kanë filluar kërkimet për këtë strukturë. Kemi të bëjmë me një terren shumë të thyer dhe gjendet nën malin e Shpiragut dhe niveli i punimeve tona sizmike ishte i tillë që nuk garantonte një cilësi absolute për të përcaktuar përmasat e strukturës së naftës.

Kompanitë  e huaja me atë që ne kishim hulumtuar filluan kërkimet me mjete të specializuara, zona është shumë e komplikuar nga ana tektonike dhe mbi bazën e kësaj hipoteze pune u argumentua dhe vendosja e strukturës të quajtur tashmë Shpirag. Në pusin e dytë pasi të parin nuk kishte rezultat u arrit të merrej naftë, kemi të bujmë me një zonë të komplikuar me një kosto të shpimit shumë të lartë dhe në fund kompanitë bëjnë bilancet e humbjes dhe fitimin. Në këto kushte me parashikimin i kompanive të para nuk e morën përsipër këtë fushë me naftë dhe e dorëzuan në kompaninë SHELL që është një kompani serioze ku rifilloi shpimin.

Rama në një situatë politike të vështirë të brendshme hodhi lajmin se kemi zbuluar një sasi të madhe nafte, ndërsa më pas e përgënjeshtroi Balluku e cila tha se duhet të presim më gjatë që të zbulojmë se sa naftë do të gjejmë në këtë zonë. Deri tani po flasim më dëshira dhe hipoteza pune dhe këto deklarata duhet të jenë të kujdesshëm sepse duhen të plotësohen disa parametra dhe më pas të dalim në përfundim."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco