Afera/ Italiani i sterilizimit ‘prodhoi’ mendimin e shefave të kirurgjisë

Afera/ Italiani i sterilizimit ‘prodhoi’ mendimin e shefave të kirurgjisë

16:43, 23/08/2023
A+ Aa A-

Mes dokumenteve të përdorura për fazën përgatitore të koncesionit të sterilizimit ka qenë edhe një mendim i shefave të shërbimit të kirurgjisë mbi setet dhe instrumentet kirurgjikale të nevojshme.

Sipas SPAK, pas këtij procesi të zakonshëm në dukje, fshihej përfshirja e fituesve të koncesionit në fazën përgatitore të tij. Kjo për faktin se mendimi i shefave të kirurgjisë ishte ‘farkëtuar’ nga ata që më pas fituan koncesionin.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, lista me setet dhe instrumentet kirurgjikale iu është shpërndarë për mendim kryekirurgëve në shtator 2014 nga sekretarja e ish-zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rjepaj, me shënimin ‘porosi e zv.ministrit’.

Nga këqyrja e e-mailit të njërit prej këtyre mjekëve, rezulton se kjo listë është e ngjashme në formë e përmbajtje me listën e paraqitur nga kompania fituese e koncesionit. Në rast se printohej mbi to dilte mbishkrimi ‘Steritalia spa’, shoqëri italiane e krijuar dhe administruar nga Umbro Staccini, biznesmeni italian, ortaku i Ilir Rrapajt në kompaninë koncesionare ‘Saniservice’.

Përgjigjet e kryekirurgëve janë bërë pjesë në pas pjesë e studimit të fizibilitetit të koncesionit. Sipas Gjykatës së Posaçme, kjo tregon njohjen e Klodian Rjepajt dhe Umbro Staccinit, si edhe përfshirjen e pronarëve të kompanisë fituese të koncesionit në gjithë fazën përgatitore të tij.

Prej një jave me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit përfunduan në qeli ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Në vendimin e izolimit të tyre Gjykata e Posaçme evidentonte shkelje ligjore të kryera edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani. /A2CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco