Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Shëndetësia falas - një plaçkitje e koncesionuar'

'Shëndetësia falas - një plaçkitje e koncesionuar'

15:10, 23/08/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Shëndetësinë falas si slogan mashtrues dhe abuziv e kam refuzuar vendosmërisht në çdo kohë si pjesë e maxhorancës apo në opozitë.

Qindra ngjarje, bëma e gjëma kane provuar se shëndetësia falas ishte thjesht qyrku demagogjik e politik i një plaçkitje të mirëmenduar e të planifikuar me kohë.

A dihej që në fillim që koncesionet ishin qartazi një histori grabitjeje dhe asgjë më shumë? Po!

Edi Ramës ia kam bërë shumë të qartë qindra herë publikisht, në parlament, por edhe në takime politike të mbyllura, që koncesionet ishin nje aferë pa asnje leverdi per shtetin sepse edhe kalkulimet me te thjeshta e provonin fare lehte kete si dhe nje shperdorim katastrofik i fondeve ne shendetesi.

Buxheti shume i kufizuar i shendetesise dhe nenfinancimi i larte i saj perjashtonin kategorikisht praktiken e koncesioneve pasi instrumentat financiare ishin shume te kufizuara dhe kriza e financimit te ketyre koncesioneve ishte totalisht e paevitueshme dhe shkaterrimtare.

Koncesionet me financim qindra milionesh, qe rrembenin prishnin te gjithe ekulibrat shume delikate e te dobet te sistemit duke krijuar boshlleqe te medha ne shume komponente te tjere, qe ndikonin direkt ne sherbimin ndaj pacienteve.

Shumellojshmeria e realiteteve mjeksore neper teritorin e vendit, diferencat e theksuara ne shperndarjen e sherbimeve neper spitalet e vendit si dhe mungesa e plote e studimeve dhe analizave financiare serioze, epidemiologjike dhe demografike e benin totalisht te pamundur realizimin e koncesioneve.

Koncesionet jane sa nje dem kolosal financiar aq edhe dem shendetesor!!

Dikush me te drejte mund te pyese po demi shendetesor ku qendron se ai financiar ulerin dhe tashme dihet ??

Eshte shume e thjeshte per tu treguar dhe e provuar me fakte kokeforta te pamohueshme.

Së pari: Ne nje kohe qe buxheti i shendetesise eshte teper i limituar, per shkak te ketyre koncesioneve qe rrembejne qindra milion euro qeveria ka arritur deri aty sa qe ka vendosur edhe kufizime ne kryerjen e interventeve kirurgjikale apo berjen e analizave.

Ky eshte nje cenim shume i rende per shendetin e pacienteve.

A mund te mendohet se semundja pret planifikimin e ketyre?

Sot beteja me e madhe e shendetesise eshte koha sepse humbja e kohes do te thote perkeqesim e rendim i shendetit me pasoja komplikacione gjithfaresh deri ne humbje jete.
Si mund te thuhet mos kryeni intervente e analiza se u plotesua fondi ifinancimit.
E pra qeveria e Rames e ka bere edhe me shkrim bile.

Së dyti:

Ç'ekulibrimi i financimit per shkak te fondeve ne rritje per financimin e koncesioneve ka lene sherbime te tjera mjeksore te nenfinancuara.

Natyrshem mijra paciente te trajtuar ne keto sherbime marrin sherbim mjeksor me mungesa dhe ku u duhet te paguajne nga xhepi i tyre per tu kuruar si duhet ose ne shume raste te tjera kurimi mbetet i pakryer per shkak te pamundesise financiare.

Kjo ka pasoja te drejtperdrejta mbi shendetin e pacienteve ne vecanti dhe qytetareve ne teresi.

Përfundimi:

Nga analiza e koncesioneve del qarte se situata me shendetesi vetem eshte perkeqesuar dhe nga sektori qe duhet te administronte si askush tjeter çdo lek me pergjegjesine me te larte eshte kthyer sot ne simbolin e grabitjes me te madhe shperdorimit te fondeve publike.

A dihej fundi i tille i koncesioneve?

Pa asnje diskutim qe po.

Ky fund kaq i rende dhe traumatik i koncesioneve eshte kronike nje vdekje te paralajmeruar.

Bashke me to vdiq edhe shendetesia mashtruese falas, te cilen vecanerisht shqiptaret e kuptuan gjate pandemise ku afer 300 milion euro dolen nga xhepat e tyre.

Produkt i Shendetesise falas ishte destrukturimi organizativ ne nivel kombetar, bllokimi i qellimshem i autonomise spitalore te nisur qe ne vitin 2010, atrofizimi kritik i shendetit publik dhe dobesimi ekstrem i sistemin paresor duke asgjesuar themelet e parandalimit dhe duke i hapur rrugen nje plaçkitjeje pa fre te fondeve te shendetesise me koncesionet ishte kjo strategjia famekeqe grabitqare e Rames me shendetesine.

Pergjegjesia e Edi Rames per grabitjen monstruoze me shendetesine eshte shume e rende dhe e paamnistueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco