Ekskluzive/ SHELL nuk konfirmon propagandën e Ramës për naftë me cilësi Arabie në Shpirag

Ekskluzive/ SHELL nuk konfirmon propagandën e Ramës për naftë me cilësi Arabie në Shpirag

14:26, 23/08/2023
A+ Aa A-

Ka gati dhjetë vite që Edi Rama çdo pragvjeshte jep lajmin- Naftë në Shpirag. Shkon në Shpirag, vishet si naftëtar, poston foto në rrjetet sociale, mban konferenca.

Këtë gjë ka bërë edhe këtë vit, ka shkuar në puset e naftës vetë, më pas erdhi në Tiranë dhe doli në konferencë shtypi ku deklaroi:

“Nafta e zbuluar në Shpirag është një naftë e të njëjtës cilësi është e njëjtë me atë Premium të Arabisë Saudite. Investimi i parashikuar dhe projekti që do të realizohet nga kompania nis me 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, është 7 miliardë euro investim në vendin tonë. Që parashikon ndërtimin e infrastrukturës dhe depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz, naftë dhe sulfur dhe kjo e treta ka një rendësi të veçantë”, - ka thënë sot.

I zoti s'e jep, tellalli e jep!

Rama spekulon në disa raste për këtë:

-Investimi është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë që po bëhet nga një kompani private serioze si SHELL.

-SHELL është një nga kompanitë më serioze në fushën e kërkimit të naftës, por në asnjë rast përfaqësues të saj nuk i janë bashkëngjitur kryeministrit Rama në deklaratat kur bën tellallin se ka gjetur naftë në Shpirag.

-Rama, siç citohet më lart thotë, nafta është gjetur (këtë uron çdo shqiptar) dhe është e cilësisë së njëjtë me atë të Arabisë Saudite.
Gjë të cilën kompania SHELL nuk e konfirmon.

 -Në rast se rezultati që thotë Rama do ishte ky, interesi më i lartë është i kompanisë SHELL të dalë të japë lajmin, pasi çdo lajm i tillë pozitiv kompanisë i rrit kuotat në Bursë. 

Deri tani SHELL nuk ka publikuar asgjë në webin e saj www.shell.al dhe as ka marrë pjesë në delirimin publik të Edi Ramës që flet si Enver Hoxha në vitet ‘60-‘70-të që dinte me përpikmëri ku kishte e ku nuk kishte naftë nëpër Shqipëri.

Nisur nga kjo, Syri.net ka kontaktuar përgjegjësen e zyrës së medias pranë kompanisë SHELL për të marrë një prononcim prej tyre.

Përgjigja është tepër korrekte dhe nuk përmban aspak brenda saj doza megalomanie siç shohim në fjalët e kryeministrit Rama, i cili bën tellallin.

Përgjegjësja e komunikimit në përgjigjen e saj thotë: “Ne deri tani kemi kryer fazën e shpimit dhe po përgatitemi për fazën e vlerësimit apo testimit. Do të duhen disa muaj që të kemi të dhëna për të përcaktuar pastaj faza e tjera.”

Pra siç shihet nuk ka asnjë fjalë se nafta doli, doli me cilësi si e Arabisë Saudite... Por thjeshtë puna vijon fazë pas faze.

Çfarë halli ka Edi Rama që spekulon me një emër kaq të madh sa SHELL?

Përgjigja është e thjeshtë; Rama po përdor sondat e SHELL për të zhytur mijëra metra nën Malin e Shpiragut skandalet e inceneratorëve, sterilizimin, vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, aferën me McGonigal etj etj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco