Vdekja e kantautorit italian Toto Cutugno/ 'Vëlla' Edi reagon më shpejt se 'motra' Meloni

Vdekja e kantautorit italian Toto Cutugno/ 'Vëlla' Edi reagon më shpejt se 'motra' Meloni

18:16, 22/08/2023
A+ Aa A-

Pas lajmit për vdekjen e këngëtarit të famshëm italin, kryeministri i Shqipërisë ka reaguar para motrës së tij që e ka edhe patriot të sajin. 

Ka reaguar në emër të shqiptarëve, por atë rresht që ka shkruar italisht nuk e ka lënë nguti ta shkruajë edhe shqip, në dy gjuhë. 

Po ai s’ka hallin e shqiptarëve, as edhe nuk i dogji shpirti shumë për Toto Cutugno ngushëllimi italisht dhe i shpejtë është për të kapur titujt e mediave italiane. 

Ka ditë që po ndihet i padobishëm në rajon, në Greqi tituj e mediave e përmendin për keq, në Kosovë s’interesohet kush për të, në Serbi kanë halle të tjera, por halli i Ramës është se nuk rri dot jashtë vëmendjes. 

Nuk rri dot pa e përmendur që edhe Toto Cutugno e paskësh ftuar të vijë në Shqipëri, dhe meqë shëndeti i dobët i kantautorit nuk e bëri të mundur të vinte, e që ky ta bënte një lajm pompoz me të në Vlorë, u turr para Melonit të ngushëllonte italianët.

Reagimi i plotë i kryeministrit Rama në Facebook:

Ju ishit një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti ka vendosur të të lërë të pushosh në paqe, ndërsa këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve.

Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno.Ishte një privilegj të jetoja së bashku me një legjendë si ju

">http://

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco