Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO/ Gazetari amerikan: Çështja Rama-McGonigal duhet të hetohet nga Kongresi Amerikan

20:19, 21/08/2023
A+ Aa A-

Gazetari i njohur dhe eksperti inteligjencës amerikane, John Schindler, që ka investiguar skandalin Mcgonigal- Rama, ka folur ekskluzivisht për SYRI TV, mbi procesin gjyqësor dhe detajet e papublikuara të kësaj dosje.

Schindler deklaron se Kongresi Amerikan duhet që të hetojë dosjen ‘Rama-McGonigal’ me qëllim që të zbardhet e plotë, pasi Departamenti i Drejtësisë në SHBA duket se nuk ka dëshirë për të hetuar më tej.

‘Me çështje shqiptare të Charles McGonigal duhet të merret Tirana dhe sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Shqiptarët që janë të përfshirë në këtë çështje nuk do të ndiqen penalisht prej qeverisë amerikane. Ata duan thjeshtë që ky skandal të mbyllet.

Detyrën e ka Kongresi Amerikan që të bëjë pyetje, për atë që po ndodhte. Por përsa i përket ndjekjes penale unë nuk pres që të ndiqen penalisht prej SHBA-së, figurat shqiptare.

SHBA-së u intereson vetëm të dinë sa i përfshirë ishte McGonigal me PS-në.

Deri sa ne të marrim më tepër informacion se deri në çfarë shkalle dhe sa ishte i përfshirë ai në Tiranë, do të jetë e vështirë të themi se çfarë ndjekje penale do të ketë.

Thashë se Departamenti i Drejtësisë nuk është i interesuar që ta vijojë këtë çështje. Vazhdoj të theksoj se vetëm Kongresi Amerikan mund të ndjekë këtë histori, këtë aktakuzë për ta vijuar ndjekjen e saj penale’, tha gazetari amerikan John Schindler gjatë intervistës së tij në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco