Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO/ Gazetari amerikan: Uashingtoni kërkon të groposë çështjen McGonigal-Rama

19:57, 21/08/2023
A+ Aa A-

Gazetari amerikan, ish-eksperti i inteligjencës, John Schindler është shprehur se nëse Charles McGonigal pranon fajësinë për çështjen shqiptare, si në rastin e çështjes ruse, atëherë kjo çështje nuk quhet e zbardhur.

Schindler duke folur ekskluzivisht për SYRI TV, në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko është shprehur se, administrata aktuale amerikane nuk ka dëshirë ti shkojë deri në fund çështjes shqiptare të McGonigal, pasi në të është i përfshirë kryeministri Edi Rama, që ata e kanë mbështetur shumë.

‘Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së është duke hetuar aspektin dhe çështjes shqiptare të çështjes McGonigal dhe kjo përbën një aktakuzë më vete në Uashington. Nuk ka lidhje në aspektin juridik me marrëveshjen që bëri McGonigal në shtetin e Nju Jorkut.

Ekziston shqetësimi se aktakuza për Shqipërinë ndaj McGonigal do të zgjidhet përsëri me marrjen e tij përsipër të fajit për ti shpëtuar gjyqit.

Avokatët e McGonigal kanë thënë se presin që të arrihet një marrëveshje me Uashingtonin edhe për pjesën e Shqipërisë. Nëse kjo pjesë që trajton Shqipërinë, zgjidhet me një marrëveshje pa kaluar në gjyq, unë besoj se establishmenti i Uashingtonit do të groposë atë pjesë që lidhet me Shqipërinë, sepse kjo është shumë shqetësuese për qeverinë amerikane.

Administrata aktuale ka qenë shumë mbështetëse e qeverisë së Ramës’, tha gazetari amerikan John Schindler gjatë intervistës së tij në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco