VIDEO/ Shehu: Beleri mund të gjykohet dhe në gjendje të lirë, janë shkelur ligjet dhe të drejtat

17:01, 21/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Himarës, i zgjedhur me shumicë votash, Fredi Beleri po mbahet në burg pa u gjykuar çështja e  tij.

Në një lidhje me ‘Skype’ me Edvin Parrucën në Syri Tv, Shehu shprehet se ky rast tregon shkeljen e të drejtave të njeriut dhe prevalim të kushtetutës, teksa e cilëson Shqipërinë si një vend autokrat.

“Duhet të jemi rracional, këtu nuk ka asnjë çështje greke e as çështje shqiptare, as çështje ‘Beleri’.  Këtu ka një çështje e cila  lidhet me kushtetutën  e Shqipërisë, me ligjet, me demokracinë shqiptare. Ka një çështje në të cilën është deformuar demokracia, në të cilën një kandidat për kryetar bashkie  u rrëmbye në një mënyrë absolutisht të shëmtuar 40 orë para zgjedhjeve, vazhdon të mbahet në  burg pa u gjykuar, vazhdon të jetë në burg kur mund të gjykohej shumë mirë, mund të ndiqej shumë mirë i lirë sepse realisht asgjë nuk e pengon drejtësinë të ndiqet e lirë si çështje. Kemi një rast i cili pa u dënuar nuk lejohet të bëjë betimin.

Kemi një rast tipik ku drejtësia shkelet, kushtetuta shkelet, të drejtat e njeriut shkelen, demokracia deformohet  ashtu sikur mund të ndodhin  vetëm  në  vendet autokratike  dhe aspak në vendet demokratike  sepse në çdo vend demokratik një njeri i cili mendon që ka bërë një vepër penale mund të ndiqet në gjendje të lirë nëse nuk paraqet rrezikshmëri, siç nuk paraqet, do vazhdonte të thirrej, të gjykohej dhe më pas kur të merrej vendimi i formës së prerë të gjykatës do të aplikonte dënimin sipas ligjeve të vendit, gjë që nuk ndodhi.'

INTERVISTA E PLOTE

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco