VIDEO-SYRI TV/ Pas skandalit se u zhduk kontrata e sterilizimit, SPAK tregon se e ka gjetur

16:57, 21/08/2023
A+ Aa A-

Pas publikimit të skandalit se prokurorët nuk kishin arritur të siguronin kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit dhe hetimet u zhvilluan mbi fotokopje, ka ardhur edhe reagimi i SPAK. jo zyrtarisht, Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije për mediat se kontrata origjinale është sekuestruar, pavarësisht se nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga SYRI TV

Pas publikimit të skandalit, se Prokurorët nuk kishin arritur të gjenin kontratën origjinale të Koncesionit të Sterilizimit, SPAK ka reaguar duke njoftuar për mediat se kanë arritur ta gjejnë kontratën origjinale.

Interesit të mediave për këtë detaj, SPAK i është përgjigjur se ‘Kontratën origjinale e kemi sekuestruar, pavarësisht se nuk është gjetur ne Ministri te Shëndetësisë’. Por ky qëndrim, jo zyrtar vjen vetëm 2 ditë pas publikimit të lajmit se SPAK nuk po hetonte koncesionin, por pa pasur kontratën origjinale, e cila bën përgjigjes zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe biznesmenët që fituan koncesionit.

Ky njoftim i SPAK ngre edhe më shumë pikëpyetje për hetimin e kryer, pasi prej tetorit të vitit 2021, kur u krye sekuestrimi i dokumenteve në Ministrinë e Shëndetësisë, e deri më dje SPAK nuk kishte këtë kontratë, apo të paktën edhe sot, SPAK nuk tregon se kur e ka sekuestruar kontratën dhe në cilin institucion.

Lajmi për zhdukjen e kontratës origjinale nga Ministria e Shëndetësisë, u konfirmua nga vetë SPAK në kërkesën për masë sigurie dërguar në Gjykatë, ku kërkonte arrestimin e 7 zyrtarëve dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Në këtë shkresë zyrtare të SPAK theksohej se gjatë kontrolleve në teton të vitit 2021 në Ministrinë e Shëndetësisë nuk u arrit të gjendej kontrata origjinale, e cila nuk ishte më as në arkivën e këtij institucioni. Opozita ngriti akuzua se zhdukja e kontratës u bë me qëllim falsifikimin e saj dhe shpëtimin nga përgjegjësia të ish-ministrit Ilir Beqja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco