Ekspertët e opozitës zbulojnë lidhjet e Mirel Mërtirit nga Holanda në Tiranë, në Zimbabwe, Bullgari e Maltë

Ekspertët e opozitës zbulojnë lidhjet e Mirel Mërtirit nga Holanda në Tiranë, në Zimbabwe, Bullgari e Maltë

15:53, 21/08/2023
A+ Aa A-

Afera e inceneratorëve, e quajtur afera e shekullit, tentakulat e saj të shtrira nuk i ka pasur vetëm në Tiranë.

Pas publikimit të shumë dokumenteve në media, denoncimet e ardhura nga gazetarët, vetë materialet e publikuara nga CNA dhe shumë dosje të tjera janë mbledhur nga një grup ekspertësh të opozitës.

Emrat e ekspertëve për shkak të sulmeve, akuzave dhe për të mbajtur gjithçka sa më konfidente, nuk bëhen publike. Ata janë nga fusha e ekonomisë dhe jurisprudencës.

Ekspertët e opozitës, mbledhur nën drejtimin e Belind Këlliçit, po vazhdojnë të investigojnë dokumentet, të lidhin fakte dhe të mbledhin prova të reja.

Sipas të dhënave të fundit të mbledhura nga burime pranë tyre të siguruara nga CNA, tashmë është më e qartë skema se si kompania “Integrated Energy”, e themeluar në Holandë nga Klodian Zoto dhe e kontrolluar e komanduar nga “truri” i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, ka shtrirë rrjetin e saj në disa kontinente. Sipas të dhënave të siguruara prej ekspertëve, kompania ka shkuar në Afrikë, në Zimbabwe, Tunizi, Irak etj.

Gjithashtu shtetasi Mirel Mërtiri ka mundur të hapë disa kompani për të kryer jo vetëm marrëdhënie në lidhje me inceneratorët, por dhe me çështje të tjera në vendet e Afrikës.

Image

Sipas këtyre të dhënave që kanë të bëjnë dhe me fakte e dokumente të publikuara më parë ku përfshihen edhe zyrtarë të opozitës, ka disa lidhje të kompanive të inceneratorëve, që nëpërmjet Mirel Mërtirit apo dhe me emra të tjerë kanë krijuar një rrjet qarkullimi parash, në disa shtete.

Sipas këtyre të dhënave, kompania “Geogenix”, përveçse në Shqipëri, është paraqitur edhe në Zimbabwe me të njëjtin propozim, thuajse si ai i inceneratorit të Tiranës, ku dhe ka fituar një kontratë rreth 300 milionë euro.

Por jo vetëm kaq. Në Zimbabwe ka pasur edhe një tjetër skandal të denoncuar, siç është një aferë në lidhje me çështjet e shëndetësisë, ku është përfshirë edhe shtetasi Mirel Mërtiri, i cili shfaqet në një foto me ministrin e Shëndetësisë dhe me shtetasin Gert Bogdani. Ky i fundit ka deklaruar pak kohë më parë (deklaratë për “Birn”) në lidhje më këtë çështje, por mesa duket rrjeti nuk ka funksionuar thjesht dhe vetëm me inceneratorët.

Image

Ekspertët e opozitës kanë mundur të sigurojnë të dhëna në lidhje me shtetasin Mirel Mërtiri se si ky i fundit ka mundur të “penetrojë” dhe të lidhë gjithçka që ka të bëjë me skandalin e furnizimit me mjete shëndetësore në Zimbabwe.

Të dhënat tregojnë se kompania “EM Capital Group” e shtetasit Mirel Mërtiri, nga Bullgaria, është ajo që ka bërë furnizime drejt Zimbabwe. Kjo kompani është tashmë me emër të ndryshuar dhe quhet “United” dhe ka qarkulluar pagesa jo vetëm në Zimbabwe, por edhe në Tiranë, e në shtete të tjera të Evropës.

Gjithashtu, Mirel Mërtiri, nëpërmjet inceneratorit të Tiranës, siç është denoncuar nga CNA, ka mundur të sigurojë pagesa për kompaninë e tij në Maltë nëpërmjet një kontrate të shkruar nga shtetasi Giuseppe Ciaffaglione.

Pra, dhe ajo që deri diku ishte paksa konfuze, e publikuar nga mediat në Zimbabwe, ku është bërë një hetim i madh nga prokuroria e atij vendi dhe është arrestuar ministri i Shëndetësisë, tanimë i ka gjërat edhe më të qarta. Furnizimi për atë aferë që ka ndodhur në shtetin afrikan, ku dhe është arrestuar ministri i Shëndetësisë është bërë nga kompania në Bullgari e shtetasit Mirel Mërtiri, i cili nga SPAK-u njihet si “truri” i inceneratorëve.

SPAK dhe aksionerët

Sipas të dhënave që ka SPAK-u, aksionerët që figurojnë në kompaninë “Geogenix” kanë deklaruar se ata janë aksionerë të fjetur. Ata i kanë marrë aksionet thjesht dhe vetëm për të siguruar investimet për inceneratorin e Tiranës dhe se njeriu që merrej me problematikat e investimit në këtë incenerator ishte shtetasi Mirel Mërtiri dhe shtetasi Klodian Zoto, këtë e deklaron dhe Giuseppe Ciaffaglione, administrator i kompanisë, i cili thekson se ato aksione që figurojnë në emër të tij i ka marrë për shkak të kapaciteteve teknike që ai zotëron.

Sipas të gjitha të dhënave dhe hetimeve, “truri” është Mirel Mërtiri, themeluesi i kompanisë është Klodian Zoto dhe kanë përdorur emra të tjerë me marrëveshje tregëtare, por dhe për të mos u shfaqur vetë siç del në “email”-et e komunikimit midis administratorëve në Holandë dhe shtetases Denisa Tollkuçi, krahu i djathtë i Klodian Zotos, ku qartazi duket se kërkohet që ky i fundit dhe kompania “ITS” të fshehin emrat e tyre dhe të mos shfaqen si aksionerë të kompanisë “Geogenix”.

Të dhënat janë dhe më të qarta. Ekspertët kanë mundur të sigurojnë skemën e plotë se si Mirel Mërtiri ka shkuar në Zimbabwe. Në bashkëpunim me persona të tjerë ka mundur të sigurojë një kontratë për furnizime me medikamente. Aty ka përfshirë edhe zyrtarë të opozitës.

Nga ana tjetër janë blerë në Shqipëri kompani farmaceutike, të cilat janë tentuar më pas të përdoren për CV, pra si kompani me eksperiencë dhe nga ana tjetër Mërtiri ka mundur ta furnizojë Zimbabvenë nëpërmjet kompanisë që ka pasur në Bullgari, ç’ka tregon qartë se ky shtetas që shihet si “truri” i inceneratorëve është i përfshirë edhe në aferën me ilaçet ku është arrestuar ministri i Shëndetësisë në Zimbabwe.

Por që ky i fundit gjithmonë e ka mohuar faktin se nuk është ai shtetasi Ilir Dedja, pra nuk është emri i përdorur në foto sipas mediave të Zimbabwe, por dokumentet e siguruar nga ekspertët tregojnë përfshirjen e plotë të shtetasit Mirel Mërtiri nëpërmjet kompanive të tij për të kryer atë që theksuam më lart, furnizimin me medikamente drejt Zimbabwe./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco