Baçi: Prokurorët e partisë kërkojnë të dënojnë protestuesit që i prishën qetësinë Ramës

Baçi: Prokurorët e partisë kërkojnë të dënojnë protestuesit që i prishën qetësinë Ramës

14:42, 21/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar pasi prokuroret e 'partisë socialiste' kanë akuzuar disa protestues për akuzua që nuk i kanë bërë.

Baçi është shprehur se ata kanë marrë pjesë në protestë paqësisht dhe janë larguar qetësisht për në shtëpitë e tyre e për pasojë nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Postimi:

Amarildo Jonuzi!

Orgest Memaj

Andi Begaj!

Gezim Rama...etj...

Vazhdon lista e atyre qe i kane "prishur" qtesine Rames nder vite me protestat ne Tirane dhe nuk zbatuan porosite e " pengut" qe i la ne mes te rruges, i la ne meshiren e prokuroreve te partise duke i akuzuar per ate qe nuk kane bere!

Gjyqtari Gerd Hoxha i ka thirrur ne gjyq ne dt 06. 10. 2023!

Z gjyqtar, keta te rinj nuk kane shkelur asnje ligj!

Ata kane marre pjese ne protesta masive dhe paqesore si gjithe qytetaret e tjere!

Ata kane protestuar paqesisht dhe jane larguar qetesisht per ne shtepite e tyre!

Kane kerkuar me shume pune.

Kane kerkuar ulje çmimesh, buke, qetesi dhe siguri, asgje me teper!

Ata nuk kane keputur asnje gjethe nga pemet e trotuarit te Veliajt dhe Rames!

Protestat kane qene me leje nga policia!

Atehere perse i akuzoni?

Perse do ti gjykoni?

Ata nuk jane njoftuar asnjeher se jane nen hetim, pasi shume prej tyre, pasi mabaronin protestat iknin ne vendet fqinj, per te siguruar dy apo tre muaj buken e gojes!

Therrisni Lul Braven, pengun e Rames, shitesin e kauzes se opozites, ai mund tju spjegoj dhe ate ju duhet ta besoni, se keta te rinj jane te pafajshem, jane te varfer, te pa pune, por te ndershem dhe te sinqerte!

Ata besuan dhe vepruan, protestuan paqesisht me te drejten qe u jep kushtetuta!

Vazhdimi i ketyre proçesve gjyqesore, mbi bazen e hetimeve te njeanshme, keqdashse dhe me qellim intimidimin dhe friksimin e qytetareve eshte i turpshem dhe i pamoralshem!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco