SYRI TV/ 'Mirënjohje për sigurimin e pajisjeve kirurgjikale', Arben Gjata i dha certifikatë 'bosit' të sterilizimit

16:19, 20/08/2023
A+ Aa A-

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe biznesmenët që përfituan 100 milionët nga koncesioni i sterilizimit duket se kanë pasur edhe një lidhje të fortë mes tyre. Syri TV sjell pamje nga një ceremoni vlerësimi, ku Arben Gjata si rektor i Universitetit të Mjekësisë nderon me certifikatë mirënjohje Umbro Staccini-n, i cili së bashku me Ilir Rrapajn përfituan 100 milionë euro. Ndërsa Rrapaj e biznesmeni italian merrnin fonde nga taksapaguesit shqiptarë, Arben  Gjata nuk kursente as vlerësimet ndaj tyre për këtë shërbim.

 Lidhjet e zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë me biznesmenët e koncesionit të sterilizimit duket se nuk janë aq rastësore sa përpiqet të justifikohet në reagimin e tij ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Duket se pas 100 milionë eurove të sterilizimit, marrëdhëniet mes zyrtarëve të marrë të pandehur nga SPAK dhe biznesmenëve të koncesionit abuziv janë thelluar me qoka e nderime. Një prej zyrtarëve të akuzuar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” është edhe Arben Gjata, rektor i Universitetit te Mjekësisë njëherësh shef i Kirurgjisë.

Fotoja që shihni në ekran është shkrepur në muajin prill të vitit 2018, 3 vite pasi Umbro Staccini si pronar i kompanisë “Tecnosanimed” dhe Ilir Rrapaj me kompaninë “Investital” kishin fituar 100 milionë euro nga koncesioni i sterilizimit. Pikërisht në këtë kohë, me propozim dhe miratim të tij, Arben Gjata si rektor i Universitetit të Mjekësisë nderon me Certifikate Mirënjohjeje biznesmenin italian Umbro Staccini. E duket se objekti i vlerësimit është po aq i dyshimtë.  3 vite pasi kishte përfituar 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, Staçini nderohej nga Gjata për kontribut të çmuar në dhurimin dhe sigurimin e pajisjeve kirugjikale në Shërbimet Universitare të Kirugjisë. Pikërisht i nderuari me çertifikatë nga Arben Gjata, Umbro Staccini me kompaninë e tij “Tecnosanimed” së bashku me Ilir Rrapaj me kompaninë “Investital” dhe në bashkëpunim me kompanitë SERVIZI ITALIA S.P. dhe U.JET fituan koncesionin e sterilizimit, ku deri më tani kanë marrë nga taksat e shqiptarëve 76 milionë euro dhe certifikatën e nderit nga Arben Gjata për shërbimin e kryer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco