VIDEO SYRI TV/ Rama fut në sherr Melonin me opozitën italiane, për faturën 80 euroshe

19:07, 19/08/2023
A+ Aa A-

Bërja publike në media nga Edi Rama, se homologia Giorgia Meloni i kërkoi ambasadës të paguante faturën e 4 italianëve në Berat,e ka futur atë në një siklet politik dhe është përballur me akuza nga opozita italiane. Meloni është akuzuar nga kundershtarët politik në Itali, se ajo ka abuzuar me buxhetin e shtetit. Kjo situatë e ka detyruar lideren italiane të japë sqarime duke thënë se faturën e ka paguar nga buxheti i saj, dhe jo i shtetit.

Nga SYRI TV

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është futur në një siklet politik dhe është përballur me akuza nga opozita italiane, pas lajmit që Edi Rama bëri publik në media se, fatura e 4 italianëve të cilët kishin ikur nga restoranti në Berat pa paguar.

Gjatë takimit informal në Vlorë, Rama i tregoi Melonit rastin për italianët dhe i kërkoi të paguante faturën, pasi shteti që ajo drejton nuk mund të turpërohet kështu. Me pas Rama njoftoi ne media se Meloni urdhëroi ambasadorin italian në Shqipëri, që ta paguajë faturën në restorant. Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i opozitës italiane të cilët akuzojnë kryeministren Melonin se kishte abuzuar me buxhetin e shtetit italian duke urdhëruar ambasadën ta paguante.

Ngjarja që u raportua në mediat kryesore italiane dhe nga BBC mori përmasa të pamenduara. Ajo bëri efektin e kundërt të asaj për të cilën e rrëfeu kryeministri shqiptar, duke vënë në  vështirësi kryeministren italiane Meloni.

Përmes një statusi në Facebook, Meloni ka reaguar duke sqaruar se faturën e ka paguar nga buxheti i saj dhe jo nga të shtetit italian.

‘Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e 4 italianëve që ikën në një restorant lokal pa paguar faturën. Pronari i restorantit, pasi pamjet e arratisjes ishin bërë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë hanin mirë dhe ishin të lumtur.

Më vinte turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese të mashtrosh të tjerët.

Ndaj vendosa t'i kërkoja ambasadorit që të shkonte për të shlyer faturën, të cilën e pagova vetë. Asgjë e madhe, në fakt as që e raportova.

Megjithatë edhe në Itali kjo ka krijuar polemika, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë’.

Liderja italiane ka shprehur keqardhje për këtë situatë të krijuar për diçka të parëndësishme dhe për akuzat e padrejta të ngritura ndaj saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco