VIDEO/ ‘Sterilizimi’, Gjokutaj: Vonesa e arrestimeve prishi provat, zhduku kontratën origjinale

16:54, 19/08/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj akuzon prokurorët e SPAK se kanë vonuar arrestimet, duke i dhënë mundësi të dyshuarve të prishin provat.

Duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, Gjokutaj është shprehur se, fakti që vendimi i gjykatës është ekzekutuar 2 muaj më vonë, ka sjellë zhdukjen e kontratës origjinale për koncesionin korruptiv të sterilizimit, ku u janë vjedhur shqiptarëve dhjetëra miliona euro.

 ‘Ky vendim i marrë në mungesë, gjykata brenda 3 ditëve, duhet që të hapë seancën e verifikimit të ekzekutimit të këtij vendimi që është dhënë në mungesë të personave, në masë sigurimi. Pra të verifikohet nëse ata janë personat për të cilët bëhet fjalë në vendim, u bëhen me dije të drejtat procedurale.

Ekzekutimi 2 muajsh pas vendimit që ka marrë gjykata, e ka detyruar këtë të fundit në këtë rast, të hapë seancë të nesërmen për të bërë verifikimin e ekzekutimit.

Gjatë kësaj kohe, është vepruar me kontratën, janë prishur provat.  

Kur personat nuk vihen nën përgjegjësinë penale dhe nën masa sigurie të përshtatshme ja çfarë ndodh, ekziston rreziku i ikjes thotë ligji, ekziston rreziku i prishjes së provave, që është zhdukja e kontratës.

Mos ekzekutimi i vendimit të gjykatës, është njësoj sikur gjykata nuk ka marrë vendim, e kanë zhbërë këta, ndërkohë që gjykata është brenda rregullave, afateve procedurale. Gjykata ka shkuar më tutje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, dhe individualizimin e përgjegjësive sipas rangut në Ministrinë e Shëndetësisë, ku i bën me dije prokurorëve, ky është një rast i pa precedent, ky gjykata u tërheq vëmendjen prokurorëve. Gjykatësi ka bërë një vendim 380 faqe në të cilën argumenton të gjithë fabulën dhe në shqyrtimin e elementëve dhe provave, gjykata ka konstatuar se ka persona të tjerë mbi këta që kanë shkuar për masa sigurimi, pra i ka tërhequr vëmendjen të marrë në përgjegjësi penale, Ilir Beqajn, dhe jo të veçojë çështje.

Ky është një tjetër skandal i cili i shtohet halleve të kësaj çështje, sepse Ilir Beqaj edhe po të ishte i veçuar, duhej bashkuar me këtë çështje sepse është i njëjti vendim, janë firmat e tij, etj’, tha Genc Gjokutaj në SYRI TV.  

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco