VIDEO/ ‘Sterilizimi’, SYRI TV siguron dosjen. Biznesmeni Rrapaj udhëtonte me makinat e Ministrisë

16:18, 19/08/2023
A+ Aa A-

Teksa hetimet lidhur me dosjen e koncesionin e sterilizimit i cili kap shifrat e 100 milion eurove vijojnë, detaje të reja janë zbardhur ku ka rezultuar se ish zv/ministri Klodjan Rrjepaj e biznesmeni Ilir Rrapaj jo vetëm njiheshin, por ishin miq me njëri-tjetrin. Nga dosja rezulton se madje biznesmeni shpesh herë udhëtonte jashtë me mjetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe fituesi i tenderit ishte paracaktuar. Në hetim vijon të jetë ish-Ministri Ilir Beqja, i cili nga hetimet rezulton se ndonëse në QSUT-ja kishte një qendër sterilizimi i hapi rrugë koncesionit korruptiv.

Nga SYRI TV

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket hetimeve lidhur me koncesionin e sterilizimit i cili kap vlerën e 100 milion eurove, teksa në pranga ka rënë ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe 6 zyrtarë të tjerë të MSH janë nën masat detyrim paraqitje. Sipas dosjes së SPAK kontrata koncesionare ka fryrë kostot me 56.4%. Ndërkohë që në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe komunikimet mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish zv min I shëndetësisë, Klodian Rjepaj, kur në një prej tyre ku komunikimi duket shumë I afërt, teksa dhjetra herë të dy kanë udhëtuar jashtë vendit.

'I dashur Fra'! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë,' - i shkruante Rrapaj, zv.ministrit Rjepaj.

Por në bazë të dokumenteve skandali thellohet edhe më tej teksa rezulton se në shkurt të vitit 2014, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori një kërkesë nga Ogerta Manastirliu, atëherë, drejtoresha e QSUT, -sot ministre e Shëndetësisë, për të vënë në punë qendrën moderne të sterilizimi që flinte prej vitesh në spitalin e ri të urgjencës, por kërkesa mbeti pa përgjigje.

Qendra mbulonte sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale për rreth 60 mijë operacione në vit.

Por pavarësisht se kjo qendër i plotësonte më së miri nevojat për ndërhyrje kirurgjikale, ministri i Shëndetësisë së kohës, Ilir Beqaj, që është duke u hetuar, s’e mori në konsideratë për ta vënë në punë këtë qendër sterilizimi, por i hapi dritës jeshile lidhjes së kontratës, partneritet privat dhe publik me një nga miqtë e tij, Rrapaj dhe një shtetas italian, Umbro Staçini.

Teksa hetimet vijojnë, në dosje rezulton se Ilir Rrapaj e Klodjan Rrjepaj ishin të njohur që nga fakulteti e kishin miqësi së bashku teksa rezulton se Rrapaj e themeloi kompaninë për të marrë koncesionin në Prishtinë, 1 muaj më parë se të fitonte tenderin, ku udhëtoi bashkë me Beqajn dhe Rjepajn.

Në dosjen hetimore thuhet se duke u ndalur te shkeljet që kanë kryer ata, rezulton sipas SPAK se kriteret për koncesionin bëhej në mënyrë të tille që t’i përshtatej gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura.

Ishte Beqaj dhe Rjepaj që paracaktuan kompaninë që ishte fituese, si ‘SaniService’. Ata kanë udhëtuar dhe me zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të këtyre kompanive. Rrapaj shkëmbente e-maile me Rjepajn.

Rrapaj, 30 vitet e fundit i ka kaluar në Itali, ku kishte një biznes ndërtimi, por në fakt përdorte automjete të Ministrisë së Shëndetësisë për të lëvizur në Shqipëri dhe jashtë vendit. Makina ishte në përdorim të zv/ministrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco