Ku qëndron abuzimi me koncesionin e sterilizimit

Ku qëndron abuzimi me koncesionin e sterilizimit

14:41, 19/08/2023
A+ Aa A-

SPAK njoftoi arrestimin e një ish-zëvendësministri dhe një biznesmeni dhe disa zyrtarëve të tjerë në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Por askush nuk sqaron se ku qëndron problematika, afera, korrupsioni, shkelja e ligjit me këtë koncesion, i cili pretendohet se është mbi 100 milionë euro.

Ka disa fakte!

Së pari, te shuma e përdorur. Pra, vlera totale e koncesionit dhe rimbursimi që bën çdo vit buxheti i shtetit.

Së dyti, te kostoja e çdo njësie që përdoret në rastin e sterilizimit, si shërbim që u jepet mjekëve.

Së treti, diferenca e çmimit që krijojnë këto instrumenta dhe nivelet e ndryshme të tyre.

Për të qenë më të qartë për lexuesin duhet të kuptojmë se koncesioni i sterilizimit kishte të bënte me pajisjet që përdorin mjekët, veshja e deri te salla dhe mjetet që përdorin në operacion.

Në çdo vend të botës, sterilizimi përdoret me nivele çmimesh të ndryshme për njësitë e përdorimit, pasi nuk mund të përdoret po themi një set 300 euro në çdo rast operacioni, por ka nivel të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.

Pra, nga një nivel më i ulët, në një pak më të shtrenjtë, në një mesatare apo te një e plotë, që i duhet një doktori kur hyn në sallën e operacionit, që nga veshja e tij e deri tek instrumentet që përdor.

Image

Në Shqipëri ka pasur vetëm një çmim. Çmimi i plotë.

Pra, edhe për një ndërhyrje në një gisht apo për një qepje të vogël që duheshin përdorur disa mjete, për një ndërhyrje nga më minimalet, fatura ishte e plotë.

Nga ana tjetër problematika lidhet me shumën e rimburisimit që i bëhej kompanisë. Kjo duke llogaritur njësitë e përdorimit, pra instrumentet dhe sasitë që përdornin.

Çmimi mund të ishte 100 lekë, le ta marrim si shembull për 10 njësi, por nuk mund të jetë i njëjti çmim kur ti përdor 100 njësi.

Pra gjithçka duhet të ketë një tavan, duhet të ketë një limit.

Nuk mundet që të bësh një kontratë “pay per use” pra “paguaj për të përdorur”, e cila nuk ka tavan, pra nuk ka fund, pasi kompania që ka koncesionin vazhdon dhe i fut në përdorim me kaq dhe aq dhe i fut dhjetëra miliona euro faturë buxhetit të shtetit.

Por buxheti i shtetit nuk është thes që mund ta grabisin koncesionarët duke raportuar fiktivisht apo duke gënjyer me instrumente me sasitë e përdorimit të tyre apo llojet e nivelit të përdorimit të tyre.

Këtu është dhe abuzimi. Pra, në qoftë se buxheti i shtetit duhet të paguante 500 mijë euro në vit apo 1 milion euro në vit për instrumentet e sterilizimit, kjo duhet të ishte shuma që shteti paguante dhe koncesionari duhet të plotësonte brenda kësaj vlere të gjitha nevojat në bazë të niveleve të ndryshme të instrumenteve apo seteve që u duheshin mjekëve.

Pra, nuk ka ndodhur kjo.

Shuma ka qenë e hapur, nivelet kanë munguar dhe është kërkuar deri para disa vitesh që të paguhen miliona e miliona euro shtesë.

Më pas ka pasur një negociatë dhe është përgatitur një nënkontraktim i dytë, një rirregullim i cili deklarohet se është bërë me 2 apo 3 nivele.

Por që nga fillimi i koncesionit deri në atë moment të dytë dhe në vazhdim, problematika ka qenë e abuzimit, ka qenë me sasinë, me diferencën e llojit të përdorimit, pra, të niveleve nga niveli i parë deri te nivelet më të poshtme, të cilat nuk ishin përcaktuar dhe këto krijonin hapësirë për abuzim, pasi nuk kishte një tavan për koncesionin, i cili të thuhej në këtë vlerë dhe jo më shumë sesa kaq.

Kjo i jepte në dorë koncesionarit që të kapte vlera të mëdha dhe të krijoheshin abuzime dhe siç është shprehur dhe SPAK-u, të ketë korrupsion në këtë aferë që ende po përpiqet të mbahet më poshtë, në nivelet e zyrtarëve sesa vërtetë i takon, duke filluar që nga firmëtari i parë Ilir Beqaj dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili siç e kemi theksuar, në fillim thoshte “jo”, por më pas firmoste “po” për gjithçka ka pasur në dorë.

Ai shihet si njeriu kryesor që ka vendosur firmën mbi shumicën e koncesioneve të bëra në Shqipëri gjatë qeverisë Rama./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco