SYRI TV/ 560 mln euro nga Buxheti në 6 vjet për koncesionet, 43% e kësaj shume nën hetim nga SPAK

12:26, 18/08/2023
A+ Aa A-

Edhe pse institucionet ndërkombëtare nuk kursyen paralajmërimet dhe kritikat për kontratat koncesionare dhe PPP-të, qeveria shqiptare ka dhënë 560 milionë euro për to në 6 vjet. 43% e kësaj shume është nën hetim nga SPAK. Për pesë koncesione, hetim po kryhet për tri inceneratorët, “Check up”-in dhe Sterilizimin, me akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.

Nga SYRI TV

Në 6 vjet, qeveria shqiptare ka dhënë për koncesionet 560 milionë euro, nga të cilat 42% e kësaj shume është në hetim nga SPAK.

Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën.

Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.

Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i Sterilizimit dhe i “Check up”-it.

Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019 ai i laboratorëve për shëndetësinë.

Po në këtë vit nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në 2017-n u zgjerua me Fierin dhe në 2019-n me Tiranën.

Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot- Morinë dhe në 2018 u dha me koncesion rruga e Arbrit.

U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos përmes buxhetit.

Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.

Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.  një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.

Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017-2022, të përpunuara nga Monitor tregojnë se në gjashtë vjet buxheti i shtetit ka paguar në total 58.5 miliardë lekë për 12 koncesione:

Nga këto 12 koncesione, për pesë prej tyre- tre inceneratorët, checkup dhe sterilizimi- është hapur hetim zyrtar nga SPAK me akuza nga korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash. Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto pesë koncesione për periudhën 2017-2022 është rreth 240 milionë euro), që përbën 43% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet.

PAGESAT E KONCESIONEVE

Inceneratori i Fierit,  4 mld lekë (2015-2022)

Inceneratori i Tiranës 5.5 mld lekë (2019-2022)

Koncesioni i check up 4 mld lekë (2015-2024)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco