McGonigal/ Muçi: Drejtësia Shqiptare është e detyruar të nisë hetim penal, kemi të bëjmë me korrupsion pasiv

20:20, 16/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të komentuar hetimet ndaj McGonigal që po zhvillohen në SHBA ishte avokati Besnik Muçi.

Muçi është shprehur se institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë të detyruar që të nisin një procedim penal ndaj personave të përfshirë në çështjen McGonigal pasi ke mi të bëjmë më korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë.

Në rastin e  çështjes së Shqipërisë është vërtetuar se ai ka marrë një shumë të madhe parash nga një shtetas shqiptar për të kryer hetime për një parti opozitare dhe një politikan në vendin tonë për ta shpallur nongrada.

Nëse McGonigal e pranon se ka marrë 225 mijë dollarë ai detyron autoritetet e drejtësisë Shqiptare që të të ndjekin penalisht këtë çështje që ka të bëjë në interesat e vendit tonë. Nëse merret një vendim i formë së prerë autoritetet tona duhet të dërgojnë letër porosi që të pajisen me fkatet dhe provat në ndihmë të hetimit që ata do të duhet të nisin.

Që kur ka shpërthyer ky skandal e kam shprehur se vetëm fakti i të dhenve publike që ne dimë tani mjaftojnë që prokuroria shqiptare duhet të kishte nisur një hetim të thelluar mbi këtë çështje. Fakti i korrupsionit pasiv i cili është në rastin e një funksionari publik që ka marrë para nga persona të cilët kanë paguar atë për të kryer hetime për persona dhe kundërshtar politik të Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco