Luigi Soreca rikthehet si ambasadori i BE në Tiranë

Luigi Soreca rikthehet si ambasadori i BE në Tiranë

19:26, 16/08/2023
A+ Aa A-

Pas largimit të Christine Hohmann, Luigi Soreca do të rikthehet sërish në Shqipëri, si ambasador i Bashkimit Europian.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Europian.

Në përgjigjën e dhënë, thuhet se Soreca do të marrë detyrën në datën 1 shtator dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

‘Nga data 1 shtator, ambasadori Luigi Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

Përvoja dhe njohuritë e tij për vendin dhe rajonin do ta lejojnë atë të përfaqësojë Bashkimin Evropian në ngjarjet e ardhshme në kontekstin e procesit të zgjerimit

Dëshirojmë të falënderojmë ambasadoren Christine Hohmann për punën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë’, thuhet në përgjigjen e dhënë për A2 CNN.

Eksperienca e tij ishte kyçe për rikthimin e tij në Tiranë, pasi Soreca ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018, për t’u larguar në prill të 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco