Deputeti Sula: Qeveria e Ramës e la shtresën në nevojë në mbijetesë, ministrat me rrogën më të lartë në Ballkan

Deputeti Sula: Qeveria e Ramës e la shtresën në nevojë në mbijetesë, ministrat me rrogën më të lartë në Ballkan

17:58, 16/08/2023
A+ Aa A-

“Në këtë kohë krize të çmimeve, qeveria ndonëse Socialiste ka treguar se vetëm me politika sociale nuk ecën”, kështu është shprehur deputeti i PD, Dashnor Sula në një reagim në “Facebook”.

Teksa komenton situatën ekonomike, Sula thotë se ministrat e qeverisë janë me rrogën më të lartë në Ballkan, ndërsa ndihma ekonomike është 3 herë më e ulët.

REAGIMI I PLOTË:

Ministrat e qeverisë me rrogën më të lartë në Ballkan, ndërsa ndihma ekonomike 3 herë më e ulët sesa e thotë Banka Botërore.

Në këtë kohë krize të çmimeve, qeveria ndonëse Socialiste ka treguar se vetëm me politika sociale nuk ecën. Në këto kohë tregoi edhe një herë që është qeveria e të pasurve ndërsa shtresën në nevojë e lë që të vuaj për të mbijetuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 4-mujorin e parë të vitit 2023 rreth 64 mijë familje u trajtuan me ndihmë ekonomike nëpërmjet një fondi prej 1.5 miliardë lekësh. Pagesa mesatare mujore për familje ishte 5,866 lekë në muaj ose rreth 61 dollarë.

3.2 herë me e ulët se kufiri i vendosur nga Banka Botërore për të siguruar mbijetesën.

Në një kohë që për qytetarët nuk ka para edhe pse buxheti mbushet me më shumë taksa për shkak të rritjes së çmimit, për qeverinë e tij e cila nuk e di sa e ka rrogën sërish u kujdes që në fund të sesionit parlamentar të rriste pagën e tyre.

Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, pagesa nga ndihma ekonomike për familje ka rënë me 18 % në krahasim me vitin 2022. Gjatë vitit të kaluar u shpërndanë 5,3 miliardë lekë për rreth 62 mijë familje, me një përfitim mujor mesatar 7,1 mijë lekë.

Të dhëna krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se, pagesa e asistencës sociale në Shqipëri mbulon vetëm 20 për qind të popullsisë që jeton në varfëri.

Ndër 25 vende të Evropës dhe Azisë Qendrorë që u morën në krahasim Shqipëria bashkë me Bjellorusinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Taxhikistanin kishin mbulimin më të dobët të shtresës së varfër me asistencë socialë, një zë buxhetor që mbështet familjet në pamundësi ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco