Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Dosja shqiptare’/ Saraçi: Drejtësia amerikane në shtator nis procesin ndaj McGonigal, 8 mijë faqe hetime

‘Dosja shqiptare’/ Saraçi: Drejtësia amerikane në shtator nis procesin ndaj McGonigal, 8 mijë faqe hetime

16:25, 16/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar zhvillimet me dosjen McGonigal në SHBA ishte gazetari, Romir Saraçi.

Saraçi është shprehur se McGonigal në ndryshim nga fillimi i hetimit ku është deklaruar i pafajshëm mbrëmë ka pranuar të gjitha akuzat se është i përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme me biznesmenët rusë, ndërsa në shtator p[ritet të nisë shqyrtimi i dosjes shqiptare, ku sipas medieve amerikane është shumë herë më e rëndësishme.

"Gjyqi për atë që ne e cilësonim dosja rusë po shkon drejt fundit pasi McGonigal ka pranuar akuzat ku ka shfaqur dhe pendesë për veprimet dhe shkeljet që ai ka bërë në detyrën e tij. Ajo që doli ishte se ai ka punuar për të shpallur nongrata në SHBA një rivalin e tij.

Çështja që mbetet e hapur është dosja shqiptare. Në seancat e cilësuara paraprake McGoinigal është deklaruar i pafajshëm, në seancën ku nis gjyqi McGonigal ka pranuar fajësinë edhe në dosjen shqiptare  ecuria e deritanishme është cilësuar i pafajshëm por sipas informacioneve të medieve amerikane akoma nuk është arritur një marrëveshje mes prokurorëve dhe McGonigal.

Në rast se McGonigal nuk pranon akuzat do të kem i një proces të gjatë gjyqësor ku thirren të gjithë personat e akuzuar dhe është një dosje me gati 8 mijë faqe dhe sipas drejtësisë amerikane është një dosje shumë herë më e rëndësishme se sa dosja ruse.

E gjithë zanafilla e dosjes shqiptare fillon te shuma 225 mijë d0llarë që McGonigal i ka marrë nga Neza. Ai vjen në Shqipëri dhe zhvillon një takim me Ramën me 9 shtator dhe aty është biseda e famshme me konsultat për puset e naftës. Në aktakuzë thuhet se McGonigal ka vendosur një komunikim të vazhdueshëm me Ramën. Në dosje janë katër takime në total, dhe aktakuza thuhet se McGonigal ka marrë informacione kundër rivalëve politik të Ramës nga zyra e kryeministrisë që janë marrë në mënyrë të parregullt."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco