SYRI TV/ Djegësi, Berisha denoncon skandalin e Veliaj: Faturoi 1.6 mln € më shumë për mbetjet

15:24, 16/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi sot korespodencën mes Erion Veliajt dhe ish-ministrit Damian Gjiknurim, ku kryebashkiaku i Tiranës ka firmosur për ti dhënë 1.6 milionë euro më shumë Inceneratorit nga sa parashikohej në kontratë për sasinë minimale të mbetjeve. Berisha akuzoi Veliajn si përgjegjës kryesor për zhdukjen e 120 milionë eurove në gropën e zezë të Sharrës, për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha ka publikuar një tjetër dokument duke denoncuar  faturimin e 1.6 milionë eurove, më tepër se sa parashikohej në kontratë, nga kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj. Në një dalje nga selia blu, lideri I opozitës publikoi një korrespodencë, mes ish- ministrit të energjisë, Damian Gjiknurit dhe kryebashkikaut të Tiranës, ku parashikohej që detyrimi  për pagesën e sasisë miminale të mbetjeve për muaj, të ishte 5.6 mln euro, ndërkohë që me firmë të Erion Veliajt u rrit në 7.4 mln euro. 

Më tej, kreu demokrat, theksoi përgjegjësinë e Bashkisë së Tiranës, në  zhdukjen e 120 mln eurove, në një kohë, kur  inceneratori I Tiranës nuk ekziston. 

Ndërsa e cilësoi  ccështjen e inceneratorëve si aferën e  shekullit, lideri I partisë Demokratike,  paralajmëroi  zhvillime të  tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco